Sulmi ndaj Vullnet Krasniqit në Prizren, suspendohet për 72 orë një rreshter policor

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë suspenduar një rreshter policor i cili nuk ka reaguar derisa gazetari Vullnet Krasniqi dhe një kameraman janë sulmuar nga disa persona gjatë protestës kundër “DokuFest” në Prizren. Lajmin Express e ka konfirmuar koloneli i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi. […]

Sulmi ndaj Vullnet Krasniqit në Prizren, suspendohet për 72 orë një rreshter policor
sulmi-ndaj-vullnet-krasniqit-ne-prizren,-suspendohet-per-72-ore-nje-rreshter-policor

sulmi-ndaj-vullnet-krasniqit-ne-prizren,-suspendohet-per-72-ore-nje-rreshter-policor

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë suspenduar një rreshter policor i cili nuk ka reaguar derisa gazetari Vullnet Krasniqi dhe një kameraman janë sulmuar nga disa persona gjatë protestës kundër “DokuFest” në Prizren.

Lajmin Express e ka konfirmuar koloneli i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

“Ai eshte suspenduar per 72 ore, ne konsultim me Drejtorinë Rajonale ne Prizren dhe IPK-ne. Rreshteri ishte zyrtari i parë që gazetari i është drejtuar dhe gjatë këtij kontakti dyshohet se nuk ka pasur një reagim dhe sjellje profesionale nga ai. Policia në përgjithësi edhe në Prizren në veçanti vazhdon të jetë e përkushtuar për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për gazetarët me të cilët kemi bashkëpunim të mirë, të vazhdueshëm dhe profesional”, ka thëne ai.