Sulmi terrorist në veri, Osmani: Duhet të punojmë që të parandalohen raste të tilla

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka folur rreth sulmit terrorist në veri ku u vra polici Afrim Bunjaku. Osmani tha se institucionet duhet të punojnë që rastet e tilla të parandalohen. “Me rendësi është që të gjitha institucionet e sigurisë dhe institucionet publike të punojnë pareshtur që të parandalohen sulme të tilla në të ardhmen”, […]

Sulmi terrorist në veri, Osmani: Duhet të punojmë që të parandalohen raste të tilla
sulmi-terrorist-ne-veri,-osmani:-duhet-te-punojme-qe-te-parandalohen-raste-te-tilla

sulmi-terrorist-ne-veri,-osmani:-duhet-te-punojme-qe-te-parandalohen-raste-te-tilla

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka folur rreth sulmit terrorist në veri ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Osmani tha se institucionet duhet të punojnë që rastet e tilla të parandalohen.

“Me rendësi është që të gjitha institucionet e sigurisë dhe institucionet publike të punojnë pareshtur që të parandalohen sulme të tilla në të ardhmen”, tha Osmani në një intervistë për RTK-në.

“Është e domosdoshme që të kemi edhe bashkërendim të vazhdueshëm me aleatët tanë të cilët janë edhe garant të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë”, tha ajo.

E para e vendit shtoi se një shtet i cili akoma udhëhiqet nga mbetjet e Millosheviqit, natyrisht që ne duhet të presim që ata t’i ashpërsojnë mjetet e të cilat i përdorin kundër vendit tonë.

“Kjo nënkupton që ne këtë situatë të rëndë që ne po përballemi duhet të kemi unitet maksimal përbrenda vendit tonë, pavarësisht përkatësive politike, se duhet të gjithë te jemi me një zë dhe me veprime të përbashkëta në kundërshtimin e veprimeve të tilla të Serbisë, sepse vetme kështu ne i japim përkrahjen e institucioneve të sigurisë, të cilat në fakt po mbajnë barrën më të madhe për mbrojtjen e sovranitetit tonë dhe e meritojnë që ne, si politikë, të flasim me një zë në mbrojtje të Kosovës”, tha e para e vendit.