AAK-ja bën bashkë gratë që i mbijetuan kancerit të gjirit, bëhet thirrje për kontrolle të rregullta

Aleanca e Gruas së Kosovës, në kuadër të fushatës sensibilizuese për kancerin e gjirit, ka organizuar diskutimin me temën “Zbulimi i hershëm shpëton jetë, bashkë jemi më të forta”. Diellza Kukaj, kryetare e Aleancës se Gruas së Kosovës, tha se zbulimi i hershëm i kësaj sëmundje shpëton jetë dhe se grave të prekura me kancer […]

AAK-ja bën bashkë gratë që i mbijetuan kancerit të gjirit, bëhet thirrje për kontrolle të rregullta
aak-ja-ben-bashke-grate-qe-i-mbijetuan-kancerit-te-gjirit,-behet-thirrje-per-kontrolle-te-rregullta

aak-ja-ben-bashke-grate-qe-i-mbijetuan-kancerit-te-gjirit,-behet-thirrje-per-kontrolle-te-rregullta

Aleanca e Gruas së Kosovës, në kuadër të fushatës sensibilizuese për kancerin e gjirit, ka organizuar diskutimin me temën “Zbulimi i hershëm shpëton jetë, bashkë jemi më të forta”.

Diellza Kukaj, kryetare e Aleancës se Gruas së Kosovës, tha se zbulimi i hershëm i kësaj sëmundje shpëton jetë dhe se grave të prekura me kancer u duhet më shumë mbështetje nga të gjithë.

Violeta Pirana, me të pranishmet foli për përvojën e saj që nga koha kur e kuptoi se ishte me kancer e deri kur vendosi ta themelojë Shoqatën “Reneseanca” me qendër në Prizren.

Ajo shtoi se Klinika e Radiologjisë nuk ka kapacitetet të mjaftueshme për t’i trajtuar këto rastet. Pirana i porosit gratë që të bëjnë kontrolle të rregullta, madje edhe vet kontroll, sidomos në fazën pas ciklit menstrual.

“Shoqata i’u ndihmon grave të rrethinës që jo vetëm ta kalojnë sa më lehtë ketë periudhë, por edhe të jenë në gjendje të furnizohen me barna dhe të mos detyrohen për disa barna të udhëtojnë Prizren apo rrethinë e deri në Prishtinë”.

“Shteti ka shumë punë dhe shumë punë të shtetit po i bëjnë shoqatat 600 pacientë nga krejt Kosova që janë drejtuar në shoqatën tonë dhe kërkojnë mbështetje vetëm në këtë vit. Pacientet këtë vit janë më shumë nën moshën 30 vjeçe. Trajtimi duhet bërë nga onkolog dhe psikolog të specializuar. Dhe këtë punë duhet ta kryej shteti më shumë sesa shoqatat”, raporton eo.

Doktor Behar Raci, theksoi faktin se kostoja e barnave të kësaj sëmundje nuk është lehtë e përballueshme dhe duhet bërë më shumë në këtë aspekt.

“Kanceri i gjirit nuk është ndonjë sëmundje e cila është agresive apo njerëzit që janë duke ‘luftuar’ me këtë sëmundje nuk janë agresiv dhe mund të jetojnë  në mënyrë normale dhe jo me ndonjë problem”.

Doktoresha Shkendije Nuza, tha se mjeku familjar duhet t’i dijë shenjat e sëmundjes dhe duhet ta drejtojë pacientin në rrugën e duhur, raporton EO.

“Radiologjia ka vite që punon mbi gjithçka vetëm se rezonanca mamografike është duke u bërë që 5 vitet e fundit. Përkundër kësaj kjo Klinikë bën gjithçka pra kontrollimin e të gjithë pacientëve. Mjeku familjar kur sheh shenjat e kancerit duhet ta drejtojë atë në Radiologji e pastaj radiologu e drejton në fazën tjetër”.

Ndërsa doktoresha Dorina Gashi, tha se gratë që jetojnë nëpër zonat rurale janë të provuara nga informatat dhe e kanë më ët vështirë që këtë sëmundje ta vërejnë më herët.

“Gratë e pavarura janë më aktive dhe kanë mundësi që ta shohin më shpejtë vetën që kanë simptoma të kancerit dhe duke marr parasysh arsimimin e grave këtyre grave janë më të prirura ta kuptojnë këtë gjë”.

“Duke ndodhë e kundërta në një grua e cila jeton në një fshat dhe nuk ka shumë mundësi teknologjike që informatat të mbërrijnë atje”.