Tahiri: Asociacioni nuk është kusht për anëtarësim në KiE

Kryesia e Kuvendit e ka mbajtur mbledhjen e radhës. Para mediave foli shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri. Tahiri deklaroi pas mbledhjes se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, nuk është kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. “Ajo që mund të them është kjo. Raporti i raportueses për […]

Tahiri: Asociacioni nuk është kusht për anëtarësim në KiE
tahiri:-asociacioni-nuk-eshte-kusht-per-anetaresim-ne-kie

tahiri:-asociacioni-nuk-eshte-kusht-per-anetaresim-ne-kie

Kryesia e Kuvendit e ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Para mediave foli shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri.

Tahiri deklaroi pas mbledhjes se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, nuk është kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Ajo që mund të them është kjo. Raporti i raportueses për Kosovën e saktëson shumë saktë që Kosova i ka përmbushur kushtet dhe ftesën duhet ta merr më 16 ose 17 maj. Unë jam pjesë e delegacionit, votimi ka ndodhur. 131 deputetë kanë votuar pro. Mendoj që Kosova e meriton kërkesën për të qenë anëtare e KiE. Asociacion në këtë raport nuk është kusht. Ajo i lihet në diskrecion Komitetit të Ministrave. Qeveria duhet të ketë kujdes që anëtarësimi i Kosovës është paradhoma e anëtarësimit euroatlantik. Ne si opozitë nuk kemi komunikime me deputetë. E shohë që ka një presion serioz ndaj Kosovës në raport me këtë temë. Kosova nuk duhet ta humbë rastin të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Raporti i Bakoyannis nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës me themelimin e Asociacionit”, tha Tahiri.

Ai theksoi se liderët e Kosovës e kanë pranuar Asociacionin.

Shefi i deputetëve të AAK-së shtoi se kjo parti do të jetë kundër Kodit Civil.

“Kodi Civil, edhe kur diskutohet kurrë nuk ka qenë kushtëzim. Aleanca është deklaruar që është kundër, shumica e ka bllokuar këtë zbatim. Se çka do të ndodh nuk është përgjegjësi e Aleancës ne kemi pasur pozicion kundër dhe kundër jemi”, tha shefi i GP-së të AAK-së.