Tahiri e quan Kurtin anti-amerikan: Fatkeqësi ardhja e tij në krye të shtetit

Ish-kryenegociatotrja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është anti-amerikan. Ajo këtë e ka thënë duke komentuar qarjen e raporteve mes të Qeverisë së Kosovës dhe ShBA-së, pas vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit të Kosovë. “Kurti ka qenë antiamerikan që kur është krijuar Lëvizja Vetëvendosje. […]

Tahiri e quan Kurtin anti-amerikan: Fatkeqësi ardhja e tij në krye të shtetit
tahiri-e-quan-kurtin-anti-amerikan:-fatkeqesi-ardhja-e-tij-ne-krye-te-shtetit

tahiri-e-quan-kurtin-anti-amerikan:-fatkeqesi-ardhja-e-tij-ne-krye-te-shtetit

Ish-kryenegociatotrja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është anti-amerikan.

Ajo këtë e ka thënë duke komentuar qarjen e raporteve mes të Qeverisë së Kosovës dhe ShBA-së, pas vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit të Kosovë.

“Kurti ka qenë antiamerikan që kur është krijuar Lëvizja Vetëvendosje. Po, Kurti është anti-amerikan. Ka arrit që edhe militantët e tij t’i bëjë anti- amerikan”, tha Tahiri.

Për deklaratat e tij se SHBA është aleate e Kosovës ajo i ka quajtur populiste.

Tahiri ka thënë se politikat e Kurit janë fëmijërore.

“Nëse dëshiron të mbrosh sovranitetin me institucionet e tua, kur rrezikohet vendi siç ndodhi me sulmin në Banjskë, mos kërko ndihmë nga SHBA. Politikat e Kurtit janë fëmijërore dhe ardhja e tij në krye të shtetit të Kosovës është fatkeqësi”, tha ajo në Tëvë 1.