Tahiri: Qeveria po tallet me nëpunësit publikë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës nominalisht rritë pagat, por realisht mashtron. Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se qeveria vazhdon të tallet me nëpunësit publik. “Qeveria vazhdon të tallet me nëpunësit publik. Me buxhetin e ri, i bie të kemi […]

Tahiri: Qeveria po tallet me nëpunësit publikë
tahiri:-qeveria-po-tallet-me-nepunesit-publike

tahiri:-qeveria-po-tallet-me-nepunesit-publike

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës nominalisht rritë pagat, por realisht mashtron.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se qeveria vazhdon të tallet me nëpunësit publik.

“Qeveria vazhdon të tallet me nëpunësit publik. Me buxhetin e ri, i bie të kemi një ngritje të koeficientit për pesë euro. Në total, një shumice dërrmuese të kategorive buxhetore i bie të kenë 30 deri në 80 euro më shumë të hyra mujore. Duke ditë inflacionin kjo nuk është rritje reale nominale. Thënë ndryshe qeveria nominalisht rritë pagat, por realisht mashtron!”, ka thënë Tahiri.