Shteti dështon përballë falsifikatorëve të monedhave, vlon tregu nga 2 eurot false

Falsifikimi i parave në Kosovë është bërë dukuri e shpeshtë dhe shqetësuese. Në Kosovë këtë vit ka pasur rritje të numrit të rasteve të falsifikimit të parave të monedhave prej dy eurove. Të mërkurën, Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar grupi që ka falsifikuar 2 euro false. Në këtë aksion janë sekuestruar 85 […]

Shteti dështon përballë falsifikatorëve të monedhave, vlon tregu nga 2 eurot false
shteti-deshton-perballe-falsifikatoreve-te-monedhave,-vlon-tregu-nga-2-eurot-false

shteti-deshton-perballe-falsifikatoreve-te-monedhave,-vlon-tregu-nga-2-eurot-false

Falsifikimi i parave në Kosovë është bërë dukuri e shpeshtë dhe shqetësuese.

Në Kosovë këtë vit ka pasur rritje të numrit të rasteve të falsifikimit të parave të monedhave prej dy eurove.

Të mërkurën, Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar grupi që ka falsifikuar 2 euro false.

Në këtë aksion janë sekuestruar 85 mijë euro.

Përmes një komunikate për media, policia njofton se në këtë operacion janë arrestuar në flagrancë gjashtë persona të dyshuar, pasi kanë qenë shpërndarësit e parave të falsifikuara, konkretisht monedhave metalike dy euro të falsifikuara.

Lidhur me këtë dukuri, për Front Online kanë folur ekonomistët kosovar.

Ish-ministri i Financave: Parat false krim ekonomik, shteti t’i aktivizojë organet adekuate

Ndikim të madh në buxhetin e shtetit nuk mund të ketë.

Kështu po thotë për Front Online ish-ministri i Financave, Haki Shatri.

Shatri tha se parat e falsifikuara janë krim ekonomik.

Ish-ministri thotë se nga ky fenomen fiton ai që i ka prodhuar parat deri sa të dënohet.

“Kjo nuk mund të ketë shumë ndikim në buxhetin e shtetit sepse shuma e gjetur të mërkurën edhe nëse qarkullon një pjesë e vogël shkon në buxhet por nuk ndikon ajo shumë. Kjo është e paligjshme, krim ekonomik, dikush përfiton me diçka që s’është reale i dëmton personat që i kanë parat origjinale. Në këtë rast fiton ai që i ka prodhuar parat e falsifikuara deri sa të dënohet”, deklaroi Shala.

Shteti t’i aktivizojë organet që merren me parat e falsifikuara, thotë Shatri.

“Policia duhet t’i ketë sytë qelë dhe Inspektorati i Tregut të japin shpjegime si duhet të identifikohen ato para që nuk janë origjinale, se shumë qytetarë nuk mund t’i dallojnë. Shteti të jetë më aktiv, t’i aktivizojë organet që merren me këto ngjarje me i luftu ma me vendosmëri këto dukuri”, është shprehur Shala.

Kaçaniku: Shteti i përgjumur, parat e falsifikuar ndikojnë shumë në buxhetin shtetëror

Selatin Kaçaniku nga “Konsumatori” e ka vlerësuar ndryshe çështjen e parave të falsifikuara.

Ai thotë për Front Online se kjo dukuri ndikon shumë për buxhetin shtetëror.

Sasia e kapur prej 85 mijë euro, sipas Kaçanikut mund të qarkullojë çdo javë.

“Qarkullimi i 2 eurove të falsifikuara ndikon në tregun kosovar, tash e sa vite janë në qarkullim. Kjo sasi që është gjetur sot mundët të qarkulloj çdo javë, kjo kushton shumë për shtetin e buxhetin në veçanti i nervozon qytetarët konsumator”, tregoi Kaçaniku.

Disa biznese në Kosovë nuk po pranojnë monedhat dy euro.

Kaçaniku thotë se kanë drejtë të vetëmbrohen pasi shteti është në gjumë.

 

“Nëse shteti të cilin e ka themelu qytetari dhe e cili e financon nuk vepron, ai është i detyruar mu vetëmbrojt. Shteti duke qenë i përgjumur që sa vite i ka stimuluar të veprojnë bizneset”, theksoi ai.

Ai tregon si parandalohet ky fenomen.

“Me kontrollin nga shteti dhe me kryerjen e funksioneve nga të gjitha institucionet. Po t’i kryente detyrat e veta përpara Qeveria e më hershme dhe kjo e tanishmja kjo çështje ish zgjedh më herët”, ka thënë Kaçaniku.

Imer Raci: Parat false destabilizojnë tregun, Qeveria të merr hapa të shpejtë

Njëjtë si Selatin Kaçaniku, mendon edhe ekonomisti Imer Raci.

Ai në një prononcim thotë se parat false destabilizojnë tregun e dëmtojnë ekonominë.

Nga kjo dukuri e pësojnë qytetarët e bizneset, tha Raci.

“Parat që po qarkullojnë të falsifikuara e destabilizojnë tregun kjo i sjellë shumë dëme ekonomisë. Këto para paraqesin një qarkullim jo real se përmes këtyre po bëhet qarkullimi i ekonomisë. Kjo i sjellë dëme qytetarit dhe bizneseve”, thotë Raci .

Ekonomisti Raci ka kërkuar nga Qeveria të merr hapa të shpejt për largimin e parave false.

Kjo është mënyra se si duhet të veprojë shteti, sipas Racit.

“Largimi i parasë së falsifikuar është një hap i nevojshëm që të merret sa ma shpejt nga Qeveria. Të mërkurën që janë kap disa para, ky është lajm i vonuar se e paraqet një ekonomi jo stabile të vendit edhe për vende evropiane. Shteti të ndërhyjë përmes aparateve që e verifikojnë falsifikimin e tyre, pagesat me cash të evitohen”, përfundoi Raci.