Takim i Sindikatës me gazetarët e Gostivarit, zgjidhje për problemet dhe sfidat!

Solidariteti më i madh, përfshirja në aktivitetet dhe komunikimi ekzistues me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës së gazetarëve dhe punonjësve të medias nga mediat lokale, ishin temat kryesore The post Takim i Sindikatës me gazetarët e Gostivarit, zgjidhje për problemet dhe sfidat! appeared first on FLAKA, në çdo lajm... .

Takim i Sindikatës me gazetarët e Gostivarit, zgjidhje për problemet dhe sfidat!

Solidariteti më i madh, përfshirja në aktivitetet dhe komunikimi ekzistues me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës së gazetarëve dhe punonjësve të medias nga mediat lokale, ishin temat kryesore për të cilat përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias diskutuan me profesionistët e mediave nga Gostivari, në mesin e të cilëve edhe përfaqësues të Flaka dhe Gostivari Sot

Në takimin e mbajtur të mërkurën SPGM prezantoi aktivitetet e saj para dhjetëra gazetarëve dhe punonjësve të medias, si dhe diskutoi për të drejtat e punës së gazetarëve dhe punonjësve të mediave dhe rëndësinë e tyre për pavarësinë dhe objektivitetin e produkteve gazetareske.

Në takim u konstatuan të gjitha problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gazetarët dhe mediat nga Gostivari, të cilat para së gjithash i referohen qëndrueshmërisë së dobët ekonomike të mediave lokale. Në të njëjtën kohë u theksua rëndësia e këtyre mediave për zhvillimin lokal dhe rëndësia e informimit të duhur dhe me kohë të qytetarëve.

Në takim u prezantuan idetë dhe aktivitetet lobuese të ndërmarra nga SPGM për lehtësimin dhe përmirësimin e kushteve të punës, si për gazetarët e mediave lokale ashtu edhe në përgjithësi. Gjithashtu, në periudhën e ardhshme u ra dakord për një komunikim më aktiv me qëllim të krijimit të një rrjeti të gazetarëve vendas dhe punonjësve të medias pranë sindikatës, duke marrë parasysh rëndësinë e organizimit të fortë sindikal për përmirësimin e kushteve të punës.

Gazetarët e Agjencisë së lameve Flaka dhe portalit informativ Gostivari Sot, janë anëtarë të rregullt të sindikatës. Flaka Media

The post Takim i Sindikatës me gazetarët e Gostivarit, zgjidhje për problemet dhe sfidat! appeared first on FLAKA, në çdo lajm... .