Takimi në praninë e zyrtarit të Ambasadës: Prokurorët të jenë sa më profesionalë rreth pushimit të hetimeve dhe konfiskimin e pasurisë

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbledhur sot në takim kryeprokurorët dhe zëvendës kryeprokurorët e prokurorive të vendit. Në këtë takim, kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe John C. Hanley – Këshilltar Rezident Ligjor në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Sipas […]

Takimi në praninë e zyrtarit të Ambasadës: Prokurorët të jenë sa më profesionalë rreth pushimit të hetimeve dhe konfiskimin e pasurisë
takimi-ne-pranine-e-zyrtarit-te-ambasades:-prokuroret-te-jene-sa-me-profesionale-rreth-pushimit-te-hetimeve-dhe-konfiskimin-e-pasurise

takimi-ne-pranine-e-zyrtarit-te-ambasades:-prokuroret-te-jene-sa-me-profesionale-rreth-pushimit-te-hetimeve-dhe-konfiskimin-e-pasurise

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbledhur sot në takim kryeprokurorët dhe zëvendës kryeprokurorët e prokurorive të vendit. Në këtë takim, kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe John C. Hanley – Këshilltar Rezident Ligjor në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Kryeprokurorit, në këtë takim është diskutuar lidhur më praktikën e nxjerrjes së vendimeve nga ana e Prokurorisë së Apelit që kanë të bëjnë me hudhjet dhe pushimin e hetimeve, pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale.

Aty është diskutuar edhe konfiskimi automatik i pasurisë, si dhe çështjet që kanë të bëjnë më hetimet dhe zbatimin e masave të veçanta te hetimit.

“Më ç’rast UD Kryeprokurori i Shtetit kërkoj zbatimin sa më profesional të dispozitave ligjore lidhur më këto çështje”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin me kryeprokurorët dhe zëvendës kryeprokurorët e prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. John C. Hanley – Këshilltar Rezident Ligjor në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe z. Etrur Maloku – Zyrtar i lartë ligjor ne OPDAT.

Në këtë takim, u diskutua lidhur më praktikën e nxjerrjes së vendimeve nga ana e  Prokurorisë së Apelit që kanë të bëjnë me hudhjet dhe pushimin e hetimeve, pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale.

Një temë tjetër që u diskutua ishte edhe konfiskimi automatik i pasurisë, si dhe çështjet që kanë të bëjnë më hetimet dhe zbatimin e masave të veçanta te hetimit. Më ç’rast UD Kryeprokurori i Shtetit kërkoj zbatimin sa më profesional të dispozitave ligjore lidhur më këto çështje.