Talat Xhaferi: Të mos harrohet sakrifica e Jasharëve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka vizituar sot Prekazin me rastin e 26-vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Pas homazheve që bëri në kompleksin memorial, kryeministri Xhaferi u prit në kullën e Jasharëve nga Rifat Jashari. “Nuk ka mundësi që në një ditë kaq të rëndësishme dhe njëherazi aq të dhimbshme […]

Talat Xhaferi: Të mos harrohet sakrifica e Jasharëve
talat-xhaferi:-te-mos-harrohet-sakrifica-e-jashareve

talat-xhaferi:-te-mos-harrohet-sakrifica-e-jashareve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka vizituar sot Prekazin me rastin e 26-vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pas homazheve që bëri në kompleksin memorial, kryeministri Xhaferi u prit në kullën e Jasharëve nga Rifat Jashari.

“Nuk ka mundësi që në një ditë kaq të rëndësishme dhe njëherazi aq të dhimbshme për Republikën e Kosovës, të mos shpreh nderimet e mia në Qendrën Memoriale në Prekaz me përkulje dhe vënie të luleve të freskëta. Me ndjenjë pikëllimi, por edhe krenarie, vizitova së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, edhe familjarët e komandantit legjendar Adem Jashari, plakun e urtë, Rufatin, Lulin, Bekimin dhe të tjerë. Të jetosh me amanetin e këtij mbiemri që e di edhe fëmija më i vogël në Kosovë, është nder, është përgjegjësi. Të kujtojmë, jo për të ripërtërirë plagët, por për të mos harruar sakrificën e Jasharajve për të gëzuar lirinë që ekziston sot”, ka shkruar Xhaferi në “Facebook”.