Telekomi i Serbisë mbi 42 milionë € asete dhe mbi 140 të punësuar në Kosovë

MTS së fundi ka raportuar në Ministrinë e Financave në Qeverinë e Kosovës, ku, sipas pasqyrave financiare për vitin 2022 të cilat i posedon portali Front Online, kompania ka 143 punëtorë në Kosovë dhe asete në vlerë prej 42 milionë €. Nga zhvillimi i biznesit në territorin e Republikës së Kosovës, Telekomi i Serbisë çdo vit […]

Telekomi i Serbisë mbi 42 milionë € asete dhe mbi 140 të punësuar në Kosovë
telekomi-i-serbise-mbi-42-milione-e-asete-dhe-mbi-140-te-punesuar-ne-kosove

telekomi-i-serbise-mbi-42-milione-e-asete-dhe-mbi-140-te-punesuar-ne-kosove


MTS së fundi ka raportuar në Ministrinë e Financave në Qeverinë e Kosovës, ku, sipas pasqyrave financiare për vitin 2022 të cilat i posedon portali Front Online, kompania ka 143 punëtorë në Kosovë dhe asete në vlerë prej 42 milionë €.

Nga zhvillimi i biznesit në territorin e Republikës së Kosovës, Telekomi i Serbisë çdo vit regjistron fitime milionëshe.

Në vitin 2022 nga rreth 8 milionë euro gjithsej të hyra, MTS-ja ka deklaruar 1.74 milionë euro fitim të pastër, profit ky i rritur për 300 mijë euro në raport më vitin 2021, kur kishte regjistruar 1.47 milionë euro fitim neto, raporton portali Front Online.

MTS ka licencë për shërbimet e telefonisë fikse dhe mobile në territorin e Republikës së Kosovës.