Tërheqja e policisë nga objektet e komunave në Veri, Bujar Osmani: Presim edhe hapa tjerë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se fillimi i tërheqjes së prezencës policore në katër komunat veriore të Kosovës është hap i rëndësishëm që çon në normalizimin e rajonit. “Fillimi i tërheqjes së forcave speciale të Kosovës nga komunat veriore shënon një hap të rëndësishëm përpara: deeskalim, normalizim dhe rajoni stabil […]

Tërheqja e policisë nga objektet e komunave në Veri, Bujar Osmani: Presim edhe hapa tjerë
terheqja-e-policise-nga-objektet-e-komunave-ne-veri,-bujar-osmani:-presim-edhe-hapa-tjere

terheqja-e-policise-nga-objektet-e-komunave-ne-veri,-bujar-osmani:-presim-edhe-hapa-tjere

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se fillimi i tërheqjes së prezencës policore në katër komunat veriore të Kosovës është hap i rëndësishëm që çon në normalizimin e rajonit.

“Fillimi i tërheqjes së forcave speciale të Kosovës nga komunat veriore shënon një hap të rëndësishëm përpara: deeskalim, normalizim dhe rajoni stabil siç është parashikuar me nëntë pikat nga udhërrëfyesi i OSBE-së”, ka shkruar Osmani.

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, e cila udhëheq me OSBE-në aktualisht, tha se presin nga Kosova edhe hapa të tjerë përpara.