Tetori Rozë/ 320 femra të prekura nga kanceri i gjirit deri në muajin shtator, numri në rritje

Edhe pak ditë na ndajnë deri në muajin tetor. Në gjithë botën ky është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Çdo ditë e më shumë është në rritje numri i femrave që prekën nga kjo sëmundje. Që nga fillimi i këtij viti deri tani 320 femra janë diagnostikuar me kancer […]

Tetori Rozë/ 320 femra të prekura nga kanceri i gjirit deri në muajin shtator, numri në rritje
tetori-roze/-320-femra-te-prekura-nga-kanceri-i-gjirit-deri-ne-muajin-shtator,-numri-ne-rritje

tetori-roze/-320-femra-te-prekura-nga-kanceri-i-gjirit-deri-ne-muajin-shtator,-numri-ne-rritje

Edhe pak ditë na ndajnë deri në muajin tetor.

Në gjithë botën ky është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Çdo ditë e më shumë është në rritje numri i femrave që prekën nga kjo sëmundje.

Që nga fillimi i këtij viti deri tani 320 femra janë diagnostikuar me kancer në gji.

Këto statistika për Front Online i ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Kurtishi thotë se lajmi i mirë është që viteve të fundit sëmundja po zbulohet më herët.

“320 femra deri në muajin shtator, me një dominim të lehtë të lokalizimit të sëmundjes krahasim me fazat e vonshme të sëmundjes të cilat janë diagnosifikuar në mënyra rutinore në vitet paraprake kemi një lajmërim më të madh ose gjetje të sëmundjes më të hershme që është një lajm i mirë”, thotë Kurtishi.

Kurtishi thotë se gjatë 2023 pritët të rritët numri i rasteve me kancer të gjirit.

Ai tha se brenda një viti preken rreth 420 femra me këtë sëmundje.

“Deri në fund të vitit presim që ky numër të mos kaloj shifrën 450 dhe të jetë për 10% më shumë se sa në vitin 2022. Këtë vit mund të kemi ngritje të rasteve kjo do të thotë që sëmundja ka hovë dhe nga viti në vit trendi i kësaj sëmundje është në ngritje. Sëmundja e kancerit është sëmundje dominante dhe numri më i madh i rasteve që ne i identifikojmë të të gjitha llojet e tumoreve te dy gjinitë është kanceri i gjirit që dominon mbi 420 femra në vit”, deklaroi Kurtishi.

Kurtishi për muajin e ndërgjegjësimit për zbulimin e kancerit thotë se Klinika e Onkologjisë i mbështet të gjitha aktivitetet.

Ai tregon se këto fushata ndikojnë pozitivisht tek qytetarët.

“Ne si klinikë i mbështesim të gjitha aktivitetet që bëhen duke ju ndihmuar edhe shoqatave të ndryshme qoftë edhe ato profesionale të cilat punojnë dhe funksionojnë në kuadër edhe të klinikës sonë. Ne duke dërguar mjekë e duke mbajte ligjërata të ndryshme këto kampanja vazhdimisht i përkrahim dhe jemi të gëzuar se japim kontributin tonë maksimal në edukimin dhe shpërndarjen e lajmeve dhe informatave të domosdoshme për pacientët dhe qytetarët në përgjegjësi të cilët kanë nevojë të dinë më shumë për këtë sëmundje”, tha ai për Front Online.

 

Kurtishi: Diagnostifikimi me kancer të gjirit tek femrat e moshës 30 vjeç, shqetësuese

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK për Front Online ka treguar se cilat mosha janë më të prekura me sëmundjen e kancerit.

Ai thotë se diagnostifikimi me kancer të gjirit tek femrat e moshës 30 vjeç është shqetësuese.

Mosha më e prekur sipas Kurtishit, është 50-60 vjeç.

“Mosha 50-60 vjeç por edhe moshat më të shtyra ne i kemi identifikuar femra me kancer të gjirit ndër moshën 50 vjeçare dhe kjo është ajo që na shqetëson neve më shumë ku femrat 30-40 vjeçare incidenca e tyre është në ngritje ku është shqetësuese se këto femra i identifikojnë këtë sëmundje në stade relativisht të avancuara ku nuk është vetëm në gji por edhe në gjëndrat limfatike më të afërta të gjirit apo mund të jenë edhe në organet e tjera të largëta”, tregon Kurtishi.

Kurtishi thotë se kanceri dominant tek meshkujt është ai i mushkërive.

Ai tha brenda vitit 5-6 meshkuj preken nga kanceri i gjirit.

“Në vit 5,6 meshkuj identifikohen me kancer të gjirit e kanceri dominant tek meshkujt është ai i mushkërive ku në vit rreth 230 identifikohen të formave të ndryshme pas kësaj kanceri i zorrës së trashë kurse tek femrat është kanceri tek organet gjenitale dhe zorrës së trashë janë këto 3 sëmundje që renditen të parët si të meshkujt, femrat ku duhet të bëhet edhe më tepër në kuptim të gjetjes së kësaj sëmundje në faza sa më të hershme”, tha Kurtishi. 

 

Drejtori i Onkologjisë: Nuk kemi mungesë të barnave, lista e pritjes për rrezatim së shpejti në zero

Ani pse ka numër të madh të pacienteve në Klinikën e Onkologjisë, aty nuk ka mungesë të barnave.

Kështu po thotë drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi.

Ai për Front Online tha se edhe vitet paraprake por edhe këtë vit nuk janë përballur me mungesë të ilaçeve.

Kurtishi ka treguar se ka mungesa ndonjëherë për arsye të vonesave.

“Jemi të furnizuar mirë me barna sidomos këtë vit por edhe vitet paraprake përveç disa barnave të cilat kanë problem me autorizim marketingu të tjerat i kemi në klinikë të cilat janë pjesë e listës esenciale  të cilat pacientët i marrin në mënyrë rutinore. Kemi pasur disa ditë mungesa për arsye të vonesave të operatorëve ekonomik”, tha Kurtishi.

Kurtishi ka njoftuar se lista e pritjes për rrezatim së shpejti do të jetë në zero.

“Kemi mbi 250 pacientë që marrin tretman në shërbimin e kimioterapisë ndërsa në shërbimin e radioterapisë ne kemi ngritë numrin e pacientëve të cilët i trajtojmë. Rreth 130 pacientë trajtohen me rrezatim. Listën e pritjes me rrezatim brenda këtyre dy muajve të ardhshëm ta kemi zero”, theksoi Kurtishi.

Drejtori i Onkologjisë thotë se as mungesë të infermierëve nuk kanë.

Ai tregoi se sapo janë punësuar dy.

“Dy muajt e fundit janë punësuar katër infermier në shërbimin e kimioterapisë dhe dy infermier dhe dy të tjerë te radioterapisë dhe janë zbutë nevojat e klinikës tonë. Të ardhmen do të kemi nevojë edhe për staf shtesë pasi do të rrisim kapacitet e klinikës”, tha Kurtishi. 

 

Kurtishi: Klinika e Onkologjisë nuk ka hapësirë të mjaftueshme, të ngritët kapaciteti i shtretërve

Ilir Kurtishi, drejtor në Klinikën e Onkologjisë ka thënë se kjo klinikë nuk ka hapësirë të mjaftueshme.

Ai për Front Online tha se duhet të ngritën kapacitet edhe për shtretër ditor.

Kurtishi ka treguar se për çka është duke u përgatitur klinika të ndryshoj shërbim.

“Sfida e klinikës është hapësira e cila duhet të përfundojë pasi kanë kaluar procedurat të gjitha renovimit dhe ngritja e kapaciteteve nga 50 në 100 shtretër ditor i cila do të na ndihmonte neve në trajtimin e pacientëve dhe një shpërndarje më të mirë të barnave dhe ne. Ne punojmë edhe në krijimin e një barnatore ose vendi të përgatitjes së barnave në mënyrë më të sofistikuar në digjitalizim të klinikës ku do të shpërndahen më mirë barnat”, përfundoi Kurtishi.