Tragjedia e zjarreve në Greqi, u largua ministri grek pasi vazhdonte pushimet derisa vendi digjej

Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Notis Mitaraqis u dorëhoq pasditen e së premtes pas publikimit të lajmit se ai vazhdonte pushimet i pa shqetësuar në ishullin e Patmosit, ndërkohë që Greqia ishte në emergjencë prej zjarreve, raporton TopChannel. Sipas burimeve qeveritare, ka qenë vetë Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili i ka kërkuar ministrit të […]

Tragjedia e zjarreve në Greqi, u largua ministri grek pasi vazhdonte pushimet derisa vendi digjej
Ushtarë të Greqisë. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Notis Mitaraqis u dorëhoq pasditen e së premtes pas publikimit të lajmit se ai vazhdonte pushimet i pa shqetësuar në ishullin e Patmosit, ndërkohë që Greqia ishte në emergjencë prej zjarreve, raporton TopChannel.

Sipas burimeve qeveritare, ka qenë vetë Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili i ka kërkuar ministrit të tij të japë dorëheqjen, pasi veprimet e tij binin ndesh me moralin e qeverisë që ai drejton.

Vendin e tij do ta zërë deputeti Janis Ikonomou,  i cili pritet të betohet para Presidentes Saqeralopoulou, gjatë orëve të ardhshme.