Trajneri i Barcelonës vajton mungesën e Lewandowskit

Xavi vajton mungesën e Lewandowskit: Nuk do të jetë e lehtë të zëvendësojmë një lojtar si ai. Barcelona nuk ka pasur shumë fat sa i përket lëndimeve këtë sezon, me katër lojtar të ekipit të parë që janë jashtë fushave momentalisht. Ronald Araujo është rikthyer në aksion, por Pedri dhe Frenkie de Jong tani i […]

Trajneri i Barcelonës vajton mungesën e Lewandowskit

Xavi vajton mungesën e Lewandowskit: Nuk do të jetë e lehtë të zëvendësojmë një lojtar si ai.

Barcelona nuk ka pasur shumë fat sa i përket lëndimeve këtë sezon, me katër lojtar të ekipit të parë që janë jashtë fushave momentalisht.

Ronald Araujo është rikthyer në aksion, por Pedri dhe Frenkie de Jong tani i janë bashkuar Robert Lewandowskit, i cili pritet të mungojë për një muaj pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës kundër Portos të mërkurën.

Duke folur për mediat përpara ndeshjes ndaj Granadas, Xavi Hernandez pranoi se është një goditje e madhe për Barcelonën humbja e Lewandowskit.

“Humbja e Robertit dhemb. Ai është golashënuesi ynë, pika jonë e referencës në sulm dhe gjithashtu një lider. Ferran dhe Joao mund të luajnë atje, por ne sollëm edhe Pau Victor nga ekipi i dytë. Ne kemi disa opsione që mund të përshtaten me rolin e tij”, ka thënë fillimisht Xavi.

Tutje, tekniku spanjoll tha se Lewandowski transmeton frikë të kundërshtarët dhe se do jetë mjaft e vështirë ta zëvendësojnë atë.

“Robert bën diferencën për ne, ai transmeton frikë te rivalët tanë. Ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë edhe me zëvendësuesin e tij. Do të jetë e vështirë të zëvendësosh një lojtar të klasit botëror si Lewandowski”, përfundoi 43-vjeçari.

Barcelona shpreson të shkojë në pauzën e kombëtareve me një fitore, megjithëse Granada nuk do t’i lehtësojë gjërat për kampionët në fuqi të La Ligës.