Transparency International: Në Kosovë nuk ka vullnet për të hequr dorë nga ndërhyrjet në gjyqësor

Në Kosovë nuk ka gatishmëri politike për të hequr dorë nga ndërhyrjet në gjyqësor, thuhet në raportin e Transparency International “Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023”, ku thuhet se Kosova ende duhet të punojë në luftën kundër korrupsionit, transmeton FrontOnline. Indeksi rendit çdo vit 180 vende dhe territore bazuar në nivelin e perceptuar […]

Transparency International: Në Kosovë nuk ka vullnet për të hequr dorë nga ndërhyrjet në gjyqësor
transparency-international:-ne-kosove-nuk-ka-vullnet-per-te-hequr-dore-nga-nderhyrjet-ne-gjyqesor

transparency-international:-ne-kosove-nuk-ka-vullnet-per-te-hequr-dore-nga-nderhyrjet-ne-gjyqesor

Në Kosovë nuk ka gatishmëri politike për të hequr dorë nga ndërhyrjet në gjyqësor, thuhet në raportin e Transparency International “Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023”, ku thuhet se Kosova ende duhet të punojë në luftën kundër korrupsionit, transmeton FrontOnline.

Indeksi rendit çdo vit 180 vende dhe territore bazuar në nivelin e perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një metodologji pikëzimi, sipas së cilës zero do të thotë një vend shumë i korruptuar, ndërsa 100 do të thotë një vend i lirë nga kjo dukuri dhe Kosova, si vitin e kaluar, ka 41 pikë.

Në pjesën për Kosovën, raporti thekson se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, reformat që janë kyçe për pavarësinë e sistemit gjyqësor, si krijimi i një procesi të verifikimit dhe miratimi i një ligji të ri që mund të forcojë integritetin të sistemit gjyqësor po ecin shumë ngadalë.

“Aq më keq, ndërhyrja e vazhdueshme e qeverisë në çështjet gjyqësore, e ilustruar me largimin e kreut të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, së bashku me ndërhyrjen e deputetëve të shumicës në hetimin parlamentar për një rast të madh korrupsioni, sugjeron se nuk ka vullnet politik për të hequr dorë nga kontrolli dhe për të forcuar mbikëqyrjen e pavarur”, thuhet në raport.

Procesi i verifikimit është premtuar nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurti, në programin katërvjeçar.

Megjithatë, ajo është ende në fillimet e saj.

Ky proces përfshin rishikimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, zhvillimin e tyre profesional, luftën kundër korrupsionit dhe ndalimin e ndikimit të politikës apo elementëve të tjerë në gjyqësor.

Sipas raportit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) të publikuar këtë vit, vetëm 29 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e sistemit gjyqësor në Kosovë./FrontOnline/