Tre qytetarë kanë tentuar të futen në hapësirat ku ruhet materiali zgjedhor në Komunën e Çairit

Policia në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që sot tre persona kanë tentuar të futën në hapësirat e Komunës së Çairit, aty ku ruhet materiali zgjedhor për zgjedhjet e nesërme presidenciale dhe parlamentare, transmeton Portalb.mk. “Sot në Stacionin Policor në Bit Pazar, u raportua se tre meshkuj kanë tentuar të hapin derën e parme dhe […]

Tre qytetarë kanë tentuar të futen në hapësirat ku ruhet materiali zgjedhor në Komunën e Çairit
Komuna e Çairit, foto: Suad Bajrami

Policia në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që sot tre persona kanë tentuar të futën në hapësirat e Komunës së Çairit, aty ku ruhet materiali zgjedhor për zgjedhjet e nesërme presidenciale dhe parlamentare, transmeton Portalb.mk.

“Sot në Stacionin Policor në Bit Pazar, u raportua se tre meshkuj kanë tentuar të hapin derën e parme dhe portën e objektit të Komunës së Çairit, ku po ruhet materiali zgjedhor”, raportoi Policia, duke theksuar që nuk ka dëme në portën dhe materialin zgjedhor.

Në njoftim sqarohet që në momentin që kur janë vërejtur nga punonjësit e policisë, të tre personat janë larguar.

Ndryshe, në zyrën e Avokatit të popullit, nesër e mërkurë – 08 maj 2024, nga ora 07:00 deri në ora 19:00, në ditën e mbajtjes së rrethit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet parlamentare, qytetarët do të mund të paraqesin çdo shkelje të së drejtës për votim në linjën telefonike falas 0800 54321.

Kujtojmë se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867.000 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.