Tri vrasje për 1 javë në Kosovë, policia tregon rezultatet e operacionit “Goditja”

Ditëve të fundit janë shtuar vrasjet në Kosovë. Për këtë Policia përmes planit operativ “Goditja”, ka shtuar patrullimit gjatë natës sidomos nëpër zona urbane. Përmes një njoftimi të enjten, Policia ka treguar për rezultatet e këtij plani operativ, që nisi dy ditë më parë. Gjatë këtyre ditëve janë konfiskuar 19 armë, por ka pasur edhe […]

Tri vrasje për 1 javë në Kosovë, policia tregon rezultatet e operacionit “Goditja”
tri-vrasje-per-1-jave-ne-kosove,-policia-tregon-rezultatet-e-operacionit-“goditja”

tri-vrasje-per-1-jave-ne-kosove,-policia-tregon-rezultatet-e-operacionit-“goditja”

Ditëve të fundit janë shtuar vrasjet në Kosovë.

Për këtë Policia përmes planit operativ “Goditja”, ka shtuar patrullimit gjatë natës sidomos nëpër zona urbane.

Përmes një njoftimi të enjten, Policia ka treguar për rezultatet e këtij plani operativ, që nisi dy ditë më parë.

Gjatë këtyre ditëve janë konfiskuar 19 armë, por ka pasur edhe arrestime e kontrollime.

Më poshtë rezultatet nga Policia rreth këtij plani operativ:

Vazhdon zbatimi i Urdhrit Operativ ‘GODITJA’

Gjatë dy ditëve (netëve) të zbatimit të Urdhrit Operativ ‘GODITJA’, i cili si qëllim kishte shtimin e aktiviteteve/patrullimeve policore, kryesisht në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, e më shumë qytetarë që vizitojnë ato, janë evidentuar këto aktivitet dhe arritur këto të dhëna:

Me 8 e 9 gusht 2023, gjatë realizimit të detyrave që rrjedhin nga urdhri në fjalë, në tërë vendin janë regjistruar këto të dhëna:

• Janë angazhuar 823 patrulla policore (të njësive të ndryshme policore),

• Janë vendosur e realizuar 871 Pika për Kontrollin e Automjeteve (PKA),

• Janë realizuar 331 pika kontrolli me radar ose alkootest,

• Janë kontrolluar 4848 vetura,

• Janë kontrolluar 102 lokale të ndryshme,

• Janë konfiskuar 19 armë të ndryshme,

• Janë arrestuar 14 persona të kërkuar me urdhëresë nga gjykatat dhe aktivitete tjera që lidhen me ofrimin e sigurisë etj.

Policia do të vazhdojë aktivitetet në realizim të detyrave që dalin nga urdhri që është në zbatim e sipër.