U arrestua Trumpi, përballet me 37 akuza për ruajtjen e dokumenteve të klasifikuara

Ish presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është arrestuar për herë të dytë këtë vit, pasi arriti në gjykatën e Majamit dhe formalisht u dorëzua për t’u përballur me akuzat për posedimin e paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Kjo është hera e parë në historinë e SHBA-së të ngrenë akuza […]

U arrestua Trumpi, përballet me 37 akuza për ruajtjen e dokumenteve të klasifikuara
Arrestimi i Donad Trumpit/ Foto: Kyle Mazza - Anadolu Agency

Ish presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është arrestuar për herë të dytë këtë vit, pasi arriti në gjykatën e Majamit dhe formalisht u dorëzua për t’u përballur me akuzat për posedimin e paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Kjo është hera e parë në historinë e SHBA-së të ngrenë akuza federale kundër një ish presidenti, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e cila zgjati pesë minuta, Trump është deklaruar i pafajshëm për të gjitha 37 akuzat në lidhje me ruajtjen e sekreteve qeveritare në pushimoren e tij në Mar – a – Lago në Floridë. Hetuesit paraprakisht thanë se, aty i ka ruajtur në banjë, dhomën e ballos dhe dhomën e gjumit. Ai akuzohet edhe se ka penguar përpjekjet e autoriteteve që të vijnë deri te ato.

Trump u arrestua edhe në prill, kur u akuzua për 34 vepra penale në gjykatën e Manhattanit, në lidhje me pagesën e 130 mijë dollarëve aktoren pornografike Stormi Daniels. Tani për tani, nuk dihet se kur do të fillojë ky gjykim.