U shua zjarri në afërsi të sallës sportive “Boris Trajkovski” në Karposh të Shkupit

Qendra për Menaxhimin me Kriza ka sqaruar që është shuar zjarri në afërsi të sallës sportive “Boris Trajkovski”. Sipas tyre, tani nuk ka rrezik nga zgjerimi i zjarrit, raporton Portalb.mk. Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 10 zjarrfikës me 5 vetura. Gjithashtu janë të përfshirë dy cisterna nga NP “Higjiena Komunale” dhe mekanizma nga […]

U shua zjarri në afërsi të sallës sportive “Boris Trajkovski” në Karposh të Shkupit
Zjarr në deponinë te Qendra Sportive “Boris Trajkovski” në Karposh të Shkupit. Foto: Meta.mk

Qendra për Menaxhimin me Kriza ka sqaruar që është shuar zjarri në afërsi të sallës sportive “Boris Trajkovski”. Sipas tyre, tani nuk ka rrezik nga zgjerimi i zjarrit, raporton Portalb.mk.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 10 zjarrfikës me 5 vetura. Gjithashtu janë të përfshirë dy cisterna nga NP “Higjiena Komunale” dhe mekanizma nga Komuna e Karposhit.

Ndryshe, sot ka shpërthyer zjarr në deponinë te Qendra Sportive “Boris Trajkovski” në Karposh të Shkupit. Nga ekipi i zjarrfikësve njoftojnë se është djegur bar i thatë dhe mbeturina nga deponia.

Zjarrin po e fikin tre automjete me shtatë zjarrfikës dhe pritet që të shpejti të lokalizohet.

Mbi lagjen Karposh, më shumë se dy orë shihet tymi i dendur.

Tanimë disa vite, gjatë dimrit kjo hapësirë shfrytëzohet për hedhjen e mbeturinave, ndërkaq gjatë verës digjet.