Uglanin për shkarkimin e kryetarëve në Veri: Iniciativa Qytetare nuk lajmërohet për caktimin e vendit të peticionit

Në Mitrovicë të Veriut, organizimin e peticionit e ka marr përsipër Iniciativa Qytetare. Por, nga këta të fundit, Kuvendi komunal nuk ka marr ende asnjë përgjigje, pavarësisht që kanë kërkuar një të tillë. Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Uglanin, ka thënë për Front Online se janë duke i pritur ende. “Ne e kemi kryer obligimin […]

Uglanin për shkarkimin e kryetarëve në Veri: Iniciativa Qytetare nuk lajmërohet për caktimin e vendit të peticionit
uglanin-per-shkarkimin-e-kryetareve-ne-veri:-iniciativa-qytetare-nuk-lajmerohet-per-caktimin-e-vendit-te-peticionit

uglanin-per-shkarkimin-e-kryetareve-ne-veri:-iniciativa-qytetare-nuk-lajmerohet-per-caktimin-e-vendit-te-peticionit


Në Mitrovicë të Veriut, organizimin e peticionit e ka marr përsipër Iniciativa Qytetare.

Por, nga këta të fundit, Kuvendi komunal nuk ka marr ende asnjë përgjigje, pavarësisht që kanë kërkuar një të tillë.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Uglanin, ka thënë për Front Online se janë duke i pritur ende.

“Ne e kemi kryer obligimin tonë sipas udhëzimit administrativ, ua kemi dhënë informatat dhe e kanë nënshkruar ata dhe e kanë marrë përsipër për me i kry obligimet sipas udhëzimit administrativ, me mbledh peticionin, por ata janë të obligueshëm me lajmëru kuvendin për hapësirën publike, ata ende se kanë bërë këtë, unë po i pres. Sepse udhëzimi administrativ është që si iniciativë janë të obligueshëm jo kryesuesin, por Kuvendin komunal për lejimin e hapësirës publike ku do të mblidhet peticioni, e ata ende se kanë bërë këtë”, u shpreh ai.

E, nëse nuk lajmërohen për caktimin e vendit deri më datën 22 janar, Uglanin tha që do t’i njoftoj ministrinë për këtë.

Ai thotë që do të veprojnë sipas udhëzimit administrativ.

“Unë po i pres, ata e kanë afatin që nëse nuk lajmërohen deri më datën 22, me vazhdu afatin edhe 15 ditë, unë do t’i njoftoj Ministrinë e Pushtetit Lokal që ende s’u njoftu kryesuesi i Kuvendit për hapësirën publike që Iniciativa qytetare që e ka marr përsipër për mbledhjen e peticionit. Sipas udhëzimit administrativ ne jemi të obligueshëm që 20%, pra 3640 nënshkrime, ata kanë thënë që do t’i bëjnë deri 4 mijë, ne i presim deri më 22 janar kemi afat kohor sipas udhëzimi administrativ”, ka thënë ai për Front Online.