Varroset “Raketa”, ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-truproja e Thaçit

I jepet lamtumira e fundit Xhavit Ferizit – Raketës, ish-truprojës së Hashim Thaçit. Sot në moshën 64 vjeçare ka vdekur truproja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Xhavit Ferizi, apo i njohur ndryshe edhe me nofkën “Raketa”. Ferizi, siç raporton Sinajli, i cili ka qenë edhe pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte kujdesur me vite të […]

Varroset “Raketa”, ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-truproja e Thaçit
varroset-“raketa”,-ish-ushtari-i-uck-se-dhe-ish-truproja-e-thacit

varroset-“raketa”,-ish-ushtari-i-uck-se-dhe-ish-truproja-e-thacit

I jepet lamtumira e fundit Xhavit Ferizit – Raketës, ish-truprojës së Hashim Thaçit.

Sot në moshën 64 vjeçare ka vdekur truproja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Xhavit Ferizi, apo i njohur ndryshe edhe me nofkën “Raketa”.

Ferizi, siç raporton Sinajli, i cili ka qenë edhe pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte kujdesur me vite të tëra për sigurinë e Hashim Thaçit.

Në varrin e Ferizit është vendosur edhe një kurore me lule në emrin e ish-presidentit Thaçi.

“Nuk më prite edhe pak Raketë, ashtu siç më prisje”, shkruhet në kurorën me lule nga Presidenti Hashim Thaçi.

xhavit ferizi raketa
Kurorë me lule në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi, për truprojën e tij, Xhavit Ferizi – Raketa. Foto: Sinjali

Ferizi ka vdekur pas një sëmundje të rëndë. Ai kishte lindur në vitin 1960.