Vdes në burg kundërshtari i Putinit, Alexei Navalny

Shërbimi i burgjeve ruse ka raportuar se kritiku dhe kundërshtari i Vladimit Putinit, Alexei Navalny ka vdekur në një burg të sigurisë së lartë. “Më 16 shkurt 2024, në koloninë korrektuese nr 3, i dënuari A. A. Navalny nuk u ndje mirë pas një shëtitjeje, ku ka humbur vetëdijen”, thuhet në një deklaratë. “Menjëherë kanë […]

Vdes në burg kundërshtari i Putinit, Alexei Navalny
vdes-ne-burg-kundershtari-i-putinit,-alexei-navalny

vdes-ne-burg-kundershtari-i-putinit,-alexei-navalny

Shërbimi i burgjeve ruse ka raportuar se kritiku dhe kundërshtari i Vladimit Putinit, Alexei Navalny ka vdekur në një burg të sigurisë së lartë.

“Më 16 shkurt 2024, në koloninë korrektuese nr 3, i dënuari A. A. Navalny nuk u ndje mirë pas një shëtitjeje, ku ka humbur vetëdijen”, thuhet në një deklaratë.

“Menjëherë kanë arritur punonjësit mjekësorë të institucionit dhe është thirrur ekipi mjekësor i urgjencës. Janë kryer të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk kanë dhënë rezultate pozitive. Mjekët e Urgjencës kanë konfirmuar vdekjen e të dënuarit”, thuhet në përfundim, raporton Skynews, transmeton FrontOnline.

Kujtojmë se politikani 47-vjeçar, ish-avokat që hyri në politikë më shumë se një dekadë më parë duke kritikuar udhëheqjen e presidentit rus dhe korrupsionin e përhapur, ai ndodhej në një burg rreth 60 kilometra në veri të Rrethit Arktik./FrontOnline/