Vela e quan Vuçiqin “profiter lufte”: Më 1999 i siguroi vetes banesë në Beograd

Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela, e ka quajtur presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, “një profiter të mirë të luftës”, meqë sipas Velës, kreu aktual i shtetit serb kishte arritur t’ia siguronte vetes një banesë në qendër të Beogradit. Vela teksa ka komentuar retorikën e presidentit serb, ka thënë se nacionalizmi i tij dhe […]

Vela e quan Vuçiqin “profiter lufte”: Më 1999 i siguroi vetes banesë në Beograd
vela-e-quan-vuciqin-“profiter-lufte”:-me-1999-i-siguroi-vetes-banese-ne-beograd

vela-e-quan-vuciqin-“profiter-lufte”:-me-1999-i-siguroi-vetes-banese-ne-beograd

Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela, e ka quajtur presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, “një profiter të mirë të luftës”, meqë sipas Velës, kreu aktual i shtetit serb kishte arritur t’ia siguronte vetes një banesë në qendër të Beogradit.

Vela teksa ka komentuar retorikën e presidentit serb, ka thënë se nacionalizmi i tij dhe ambiciet hegjemoniste janë një kompensim për kohën kur Vuçiq ishte në moshën e shërbimit ushtarak por megjithatë humbi “të gjithë aksionin kur Serbia zhvilloi tri luftëra në vitet 1990”.

Vela thotë se atë kohë Vuçiq u tregua një profiter duke ia siguruar vetes një apartament në qendër të Beogradit.

“ Retorika nacionaliste dhe ambiciet hegjemoniste të Vuçiqit janë një kompensim për kohën kur ai ishte në moshën e “shërbimit ushtarak”, por megjithatë humbi të gjithë “aksionin” kur Serbia zhvilloi tre luftëra në vitet 1990.Në atë kohë, ai u tregua një profiter i mirë i luftës.Në vitin 1999, ai i siguroi vetes një apartament në qendër të Beogradit”, ka shkruar Vela në platformën “X”, raporton Express.

Ai tutje thotë se fytyra e vertetë e presidentit serb është ajo e një njeriu që po përjeton një krizë të moshës së mesme dhe po përpiqet ta kompensojë kredencialet që i mungojnë dhe atë në mënyrë të ekzagjeruar.

Vela thotë se kur Vuçiq do të dështojë, Serbia do të çlirohet nga ëndrrat e rreme dhe më në fund Serbia do të përqafojë vlerat evropiane të demokracisë dhe respektit.