Vetëvendosje partia më e pasur në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje sipas raportit financiar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po del të jetë ndër partitë shqiptare më të pasura në Kosovë. Ky subjekt politik ka pasuri afatgjate ku përfshihet toka, objektet, pajisjet, pasuritë  e paprekshme dhe pasuri tjera në vlerë 121 mijë e 779 euro. Ndërkaq, vlera e pasurive afatshkurtër kap milionëshin. […]

Vetëvendosje partia më e pasur në Kosovë
vetevendosje-partia-me-e-pasur-ne-kosove

vetevendosje-partia-me-e-pasur-ne-kosove

Lëvizja Vetëvendosje sipas raportit financiar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po del të jetë ndër partitë shqiptare më të pasura në Kosovë.

Ky subjekt politik ka pasuri afatgjate ku përfshihet toka, objektet, pajisjet, pasuritë  e paprekshme dhe pasuri tjera në vlerë 121 mijë e 779 euro.

Ndërkaq, vlera e pasurive afatshkurtër kap milionëshin.

Tek kjo kategori Vetëvendosje ka pasuri në vlerë 1.353.540.63 euro.

E zero është vlera e detyrimeve afatgjatë që ka kjo parti.

Ndërkaq detyrime afatshkurta ka në vlerë 27 mijë e 945 euro.

Në këtë raport janë paraqitur të dhëna edhe mbi të hyrat nga buxheti i Kosovës. Vetëvendosje vjet ka pasur  mbi 2 milionë euro nga buxheti i Kosovës.

571 euro i pati të hyra nga anëtarësia, ndërkaq 22.366 nga donacionet dhe kontributet në të holla, transmeton express.

Gjithsej në 2023 të hyrat e Vetëvendosjes shkuan në 2 milionë e 98 mijë e 592 euro.

Përveç të hyra kjo parti pati edhe shpenzime.

Për paga dhe kompensime VV-ja shpenzoi 767.435.60 euro.

Për shpenzimet e transportit u harxhuan 84.402.37 euro, ndërkaq për reklama dhe konferenca u shpenzuan rreth 139 mijë euro.

Gjithsej shpenzimet e VV-së në 2023 ishin 1 milionë e 381 mijë e 285 euro.