Vetëvendosje për Radoiçiqin: Dikur në Prishtinë i largohej fletarresti, sot me kërkesë nga Prishtina i lëshohet urdhërarrest nga Interpol-i

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Rodoiçiq është përfshirë në listën e kuqe të INTERPOL-it. Radoiçiq kishte pranuar se ka qenë organizatori për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Për këto zhvillime ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, të cilët thotë se sot me kërkesë të Prishtinës, atij i është lëshuar urdhërerrest […]

Vetëvendosje për Radoiçiqin: Dikur në Prishtinë i largohej fletarresti, sot me kërkesë nga Prishtina i lëshohet urdhërarrest nga Interpol-i
vetevendosje-per-radoiciqin:-dikur-ne-prishtine-i-largohej-fletarresti,-sot-me-kerkese-nga-prishtina-i-leshohet-urdherarrest-nga-interpol-i

vetevendosje-per-radoiciqin:-dikur-ne-prishtine-i-largohej-fletarresti,-sot-me-kerkese-nga-prishtina-i-leshohet-urdherarrest-nga-interpol-i

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Rodoiçiq është përfshirë në listën e kuqe të INTERPOL-it. Radoiçiq kishte pranuar se ka qenë organizatori për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Për këto zhvillime ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, të cilët thotë se sot me kërkesë të Prishtinës, atij i është lëshuar urdhërerrest nga ana e INTERPOL-it.

“Dikur në Prishtinë endej me vetura zyrtare, sot në veri i është konfiskuar gjithçka e madje edhe villa me barkë. Dikur në Prishtinë i largohej fletarresti, sot me kërkesë nga Prishtina i lëshohet urdhërarrest edhe nga Interpol”, thotë LVV.

Siç thotë LVV, dallimi është evident dhe se nuk ka më kompromis me krimin e në dëm të Republikës.

Ndryshe, Ditë më parë u bë e ditur se INTERPOL ka përfshirë në listë të kuqe Milan Radoiçiqin, ish nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.