Vjosa Osmani mbyll vizitën në Shqipëri, nderohet me titullin ‘Patron i Kalasë’ në Berat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbyllur vizitën e saj dy ditore në Shqipëri. Pas Tiranës ku zhvilloi takime me funksionarë të shtetit, qytetet e fundit që vizitoi ishin Durrësi dhe Berati. Në këtë të fundit ajo mori titullin e lartë “Patron i Kalasë”. Ajo ka mbërritur në mesditë në qytetin muze, e […]

Vjosa Osmani mbyll vizitën në Shqipëri, nderohet me titullin ‘Patron i Kalasë’ në Berat
vjosa-osmani-mbyll-viziten-ne-shqiperi,-nderohet-me-titullin-‘patron-i-kalase’-ne-berat

vjosa-osmani-mbyll-viziten-ne-shqiperi,-nderohet-me-titullin-‘patron-i-kalase’-ne-berat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbyllur vizitën e saj dy ditore në Shqipëri. Pas Tiranës ku zhvilloi takime me funksionarë të shtetit, qytetet e fundit që vizitoi ishin Durrësi dhe Berati.

Në këtë të fundit ajo mori titullin e lartë “Patron i Kalasë”. Ajo ka mbërritur në mesditë në qytetin muze, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe personalitete të larta të qeverisë së Kosovës.

Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, i ka dorëzuar presidentes së Kosovës Osmani titullin “Patron i Kalasë” së Beratit, titulli më të lartë ekzekutiv që i jepet personaliteteve të shquara, titull ky i miratuar me unanimitet nga të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak Berat.

Kalatë nuk janë thjeshtë vetëm kala shekullore, janë kujtesa jonë kolektive pasi përgjatë historisë kalatë kanë luajtur një rol të rëndësishëm për historinë e çdo populli. Kjo kala duhet të mbrohet nga çdo brez dhe qoftë simbol i unitetit mes nesh”-,ka thënë Osmani.