Vrasja e Liridonës, ja çka thotë ambasadori i Suedisë në Kosovë

Ngjarja e cila tronditi opinionin javën që shkoi ku Liridona Ademaj u vra derisa i dyshuar për planin e vrasjes së saj tashmë është bashkëshorti i saj Naim Murseli, e i cili dyshohet se në bashkëpunim edhe me nipin e tij kanë paguar një shumë të hollash për ta vrarë Liridonën, në një ngjarje e […]

Vrasja e Liridonës, ja çka thotë ambasadori i Suedisë në Kosovë

Ngjarja e cila tronditi opinionin javën që shkoi ku Liridona Ademaj u vra derisa i dyshuar për planin e vrasjes së saj tashmë është bashkëshorti i saj Naim Murseli, e i cili dyshohet se në bashkëpunim edhe me nipin e tij kanë paguar një shumë të hollash për ta vrarë Liridonën, në një ngjarje e cila u paraqit fillimisht si grabitje, për këtë rast ka folur ambasadori i Suedisë në Kosovë.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar vrasjen e Liridona Ademajt, shtetase suedeze, i cili tha se shteti suedez po punon ngushtë me autoritetet e Kosovës për hetimin e këtij rasti, të cilin cilësoi “mister”.

“Ne jemi duke punuar pandërprerë rreth këtij rasti së bashku me autoritetet lokale të Kosovës. Ky është një rast shumë i ndjeshëm dhe ka shumë mister rreth këtij rasti, nuk mund të them më shumë, jemi duke punuar në këtë rast bashkë me autoritetet. Por, gjithashtu dua të theksoj se kemi debatuar shumë ditëve të fundit rreth dhunës ndaj grave dhe në kampanjën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave”, tha ai.

I pyetur nëse shteti suedez do të kërkojë ekstradimin e bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli, ambasadori tha se rasti ka ndodhur në Kosovë dhe se në këtë fazë nuk mund të bëjë komente të tjera.

Westerlund tha se është shqetësues numri i madh i rasteve të dhunës të raportuara në polici dhe se femicidi është prezent në Kosovë.“Dua të nënvizoj se dhuna duhet të ndalet, janë më shumë se 2000 raste të raportuara nga policia për dhunën ndaj grave. Mbi 2000 raste janë shumë. Kemi 6 raste kundër femicidit dhe në Evropë 20, ku 3 raste janë gjatë vitit 2022, pra mjaft është mjaft”, u shpreh ai./RTK