Vuçiq ankohet në Davos: Kam paralajmërime se Kosova do ta ndalojë qarkullimin e dinarit serb

President i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ka paralajmërime që Qeveria e Kosovës do ta ndalojë përdorimin e valutës shtetërore serbe ( dinarin), në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë. Vuçiq po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos, ku edhe ka bërë këtë deklaratë. ”Ne morëm një […]

Vuçiq ankohet në Davos: Kam paralajmërime se Kosova do ta ndalojë qarkullimin e dinarit serb
vuciq-ankohet-ne-davos:-kam-paralajmerime-se-kosova-do-ta-ndaloje-qarkullimin-e-dinarit-serb

vuciq-ankohet-ne-davos:-kam-paralajmerime-se-kosova-do-ta-ndaloje-qarkullimin-e-dinarit-serb

President i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ka paralajmërime që Qeveria e Kosovës do ta ndalojë përdorimin e valutës shtetërore serbe ( dinarin), në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Vuçiq po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos, ku edhe ka bërë këtë deklaratë.

”Ne morëm një njoftim nga Prishtina se janë të gatshëm të konsiderojnë anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë qendrore, ndalimin e përdorimit të dinarëve dhe bastisjen e Postanska Banka, njëra nga dy bankat që operojnë me dinarë dhe sipas sistemit serb”, ka deklaruar  ai.

Vuçiq ka thënë se kjo e vë në pikëpyetje normalizimin e marrëdhënieve ndërsa ka theksuar se do të ngris gjatë takimit Ndihmës Sekretarin O’Brien. /Gazeta Express