Vullnetarët pro-Ukrainës u futën në Rusi, bëjnë thirrje të evakuohen civilët rusë

Dy njësitë ruse pro-Ukrainës, Legjioni i Lirisë së Rusisë dhe Batalioni Siberian, kanë thënë se janë detyruar t’i qëllojnë pozicionet ushtarake ruse në qytetet Belgorod dhe Kursk, derisa u kanë bërë thirrje civilëve të evakuohen, raporton ABC. Në një reagim në rrjetin social X, dy forcat pro-Ukrainës thanë të mërkurën se civilët duhet të largohen. […]

Vullnetarët pro-Ukrainës u futën në Rusi, bëjnë thirrje të evakuohen civilët rusë
Pamje nga ushtarët ukrainas në front lufte, foto nga Anadolu Agency

Dy njësitë ruse pro-Ukrainës, Legjioni i Lirisë së Rusisë dhe Batalioni Siberian, kanë thënë se janë detyruar t’i qëllojnë pozicionet ushtarake ruse në qytetet Belgorod dhe Kursk, derisa u kanë bërë thirrje civilëve të evakuohen, raporton ABC.

Në një reagim në rrjetin social X, dy forcat pro-Ukrainës thanë të mërkurën se civilët duhet të largohen.

“Ne jemi të detyruar të ndërmarrim një sulm me zjarr ndaj pozicioneve ushtarake që janë të stacionuara në qytetet Belgorod dhe Kursk. Për të shmangur viktimat civile, ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të largohen menjëherë nga qytetet. Autoriteteve lokale u kërkohet të fillojnë evakuimin nga qytetet”, thuhet në thirrjen e Legjionit të Lirisë së Rusisë dhe Batalionit Siberian.

Të martën, vullnetarët rusë që po luftojnë krah Ukrainës janë futur në territorin rus.