Escobar: Pavarësisht zgjedhjeve në RMV, shpresoj se rruga drejt Evropës do të vazhdojë

Kam besim dhe shpresoj se pavarësisht zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, rruga drejt Evropës do të vazhdojë, deklaroi sot përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një brifing online me gazetarët, raporton VOA në gjuhën maqedonase. Sot votohet për zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut. Escobar […]

Escobar: Pavarësisht zgjedhjeve në RMV, shpresoj se rruga drejt Evropës do të vazhdojë
Gabriel Escobar, foto printscreen nga video e VOA

Kam besim dhe shpresoj se pavarësisht zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, rruga drejt Evropës do të vazhdojë, deklaroi sot përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një brifing online me gazetarët, raporton VOA në gjuhën maqedonase.

Sot votohet për zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.

Escobar njoftoi se këtë muaj largohet nga posti i Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor.

“Një nga gjërat që jemi shumë të lumtur që kemi arritur është se disa vende nga Ballkani Perëndimor janë në mënyrë solide në rrugën e integrimit euroatlantik, veçanërisht ato anëtarë të NATO-s – Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilët janë plotësisht të angazhuar në të gjithë procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kam besim dhe shpresoj se pavarësisht zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, rruga drejt Evropës do të vazhdojë”, tha Escobar.

Përveç kësaj, Escobar thotë se do të donte që të bëhej më shumë përparim në procesin evropian të tre anëtarëve të NATO-s.

“Unë ende shpresoj që të tre do të lëvizin shumë shpejt, pasi të zgjidhen disa nga çështjet e tyre të brendshme. Por Mali i Zi, besoj vërtet se do të jenë të radhës, do të jenë anëtari i ardhshëm i Bashkimit Evropian”, tha Escobar.

Në pyetjet e gazetarëve për Rusinë dhe lidhjet e saj me Serbinë, Escobar tha:

“Argumenti im ka qenë gjithmonë se do të ishte gabim të shihja Rusinë si shkaktare të problemeve në Ballkan. Rusia po përdor problemet në Ballkan, por problemet janë ato që kanë ekzistuar në 25 vitet e fundit. Dhe duke i zgjidhur problemet, mendoj se ne mbyllim mundësitë që Rusia të bëjë dëm në rajon, por ata do të përpiqen. Ky është padyshim rasti”, tha Escobar.

Ndryshe, kriteret për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian janë shumë të qarta. Në fillim të prillit, Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Çështjet e Fqinjësisë Oliver Varheyi deklaroi se nuk pret ndonjë ndryshim në kuadrin negociator, përveç realizimin e ndryshimeve kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.