Avokati i Popullit ka pranuar 30 thirrje telefonike për shkeljen e të drejtës së votës

Ka ankesa tek Avokati i Popullit për procesin zgjedhor. Përkatësisht, në zyrën e Avokatit të Popullit janë pranuar 30 telefonata, ndërsa një person është paraqitur personalisht, transmeton Portalb.mk. Shumica e ankesave ose dhjetëra, kishin të bënin me atë se janë pyetur nëse duan të votojnë për zgjedhjet presidenciale apo parlamentare. Disa persona thirrën dhe u […]

Avokati i Popullit ka pranuar 30 thirrje telefonike për shkeljen e të drejtës së votës
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Portalb.mk

Ka ankesa tek Avokati i Popullit për procesin zgjedhor. Përkatësisht, në zyrën e Avokatit të Popullit janë pranuar 30 telefonata, ndërsa një person është paraqitur personalisht, transmeton Portalb.mk.

Shumica e ankesave ose dhjetëra, kishin të bënin me atë se janë pyetur nëse duan të votojnë për zgjedhjet presidenciale apo parlamentare. Disa persona thirrën dhe u ankuan nga shtëpitë e të moshuarve se nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ankesa ka edhe nga punonjës të sektorit privat, të cilët sot nuk janë liruar nga detyra.

Avokati i Popullit njoftoi se nga ora 07:00 deri në 19:00 qytetarët do të mund të paraqesin çdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike falas 0800-543-21 ose personalisht në zyrat në Shkup, Strumicë, Kërçovë, Tetovë. Manastir, Shtip dhe në Kumanovë.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare, deri në orën 15:00 kanë votuar 552.956 votues, gjegjësisht 36,89%. Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, deri në këtë orë kanë votuar 576.576 votues, gjegjësisht 31.78 %. Dallimi në krahasim me zgjedhjet e 2020 është 5.11% më shumë votues.