Xavi ka mbetur me vetëm gjashtë lojtarë në dispozicion

Pasi Ferran Torres është ftuar te Spanja, Xavi mbeti me vetëm gjashtë lojtarë në dispozicion të tij. Ata janë Inaki Pena, Inigo Martinez, Marcos Alonso, Sergi Roberto, Oriol Romeu dhe Fermin Lopez. Në thelb, këta janë gjashtë spanjollët e vetëm që nuk janë thirrur në kombëtaret e tyre. Vetëm njëri prej tyre, Oriol Romeu, është […]

Xavi ka mbetur me vetëm gjashtë lojtarë në dispozicion

Pasi Ferran Torres është ftuar te Spanja, Xavi mbeti me vetëm gjashtë lojtarë në dispozicion të tij.

Ata janë Inaki Pena, Inigo Martinez, Marcos Alonso, Sergi Roberto, Oriol Romeu dhe Fermin Lopez.

Në thelb, këta janë gjashtë spanjollët e vetëm që nuk janë thirrur në kombëtaret e tyre. Vetëm njëri prej tyre, Oriol Romeu, është titullar.

Sigurisht, Xavi mund të përfitojë nga pushimi ndërkombëtar duke parë disa të rinj që mund të jenë pjesë e ekipit të parë këtë sezon.

Ndërkombëtarët e Barçës do të kthehen në mes të javës së ardhshme. Skuadra e Xavi do ta luajë ndeshjen e radhës në shtëpi kundër Real Betis më 16 shtator.