Punë e kryer, Suarez do të transferohet të ekipi i njohur!

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez do të jetë përforcimi i parë dhe i madh i skuadrës Inter Miami në vitin e ardhshëm. ESPN ka raportuar të enjten, se Suarez do t’i bashkohet ekipit amerikan në janar të vitit 2024. Mësohet se marrëveshja tashmë është arritur mes palëve dhe do të zyrtarizohet muajin e ardhshëm. Suarez tek […]

Punë e kryer, Suarez do të transferohet të ekipi i njohur!

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez do të jetë përforcimi i parë dhe i madh i skuadrës Inter Miami në vitin e ardhshëm.

ESPN ka raportuar të enjten, se Suarez do t’i bashkohet ekipit amerikan në janar të vitit 2024.

Mësohet se marrëveshja tashmë është arritur mes palëve dhe do të zyrtarizohet muajin e ardhshëm.

Suarez tek Inter Miami do të transferohet si lojtar i lirë pasi në fund të këtij viti i skadon kontrata me Gremion.

Ai me skuadrën amerikane do të firmos kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë.

Këtë vit, Suarez ka shënuar 19 gola dhe ka asistuar 16 herë në 46 paraqitje për Gremion në të gjitha garat.

Tek Inter Miami, ai do të jetë bashkëlojtar me Lionel Messin, Jordi Alban e Sergio Busquetsin, më të cilët ka luajtur te Barcelona.