Ymeri: Zgjidhja më e mirë për të shkuar në zgjedhje në veri, dorëheqja e kryetarëve

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovës ka nisur procedurat për dorëheqjen e kryetarëve në Veri. Ministri Elbert Krasniqi ka sqaruar se Grupi punues i themeluar duhet ta finalizojë Projekt-Udhëzimin Administrativ dhe ta procedojë deri me datën 1 shtator të këtij viti. Për, këtë çështje ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tani drejtori i Institutit për […]

Ymeri: Zgjidhja më e mirë për të shkuar në zgjedhje në veri, dorëheqja e kryetarëve
ymeri:-zgjidhja-me-e-mire-per-te-shkuar-ne-zgjedhje-ne-veri,-doreheqja-e-kryetareve

ymeri:-zgjidhja-me-e-mire-per-te-shkuar-ne-zgjedhje-ne-veri,-doreheqja-e-kryetareve

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovës ka nisur procedurat për dorëheqjen e kryetarëve në Veri.

Ministri Elbert Krasniqi ka sqaruar se Grupi punues i themeluar duhet ta finalizojë Projekt-Udhëzimin Administrativ dhe ta procedojë deri me datën 1 shtator të këtij viti.

Për, këtë çështje ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tani drejtori i Institutit për Politika Sociale” Musine Kokalari”, Visar Ymeri ka thënë se zgjidhja më e mirë për t’u mbajtur zgjedhjet në veri do të ishte dorëheqja e kryetarëve.

“Zgjidhja më e mirë dhe e domosdoshme do të kishte qenë dorëheqja e kryetarëve në mënyrë që t’i hapet rrugë zgjedhjeve. Në këtë drejtim Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë përshtypje se si do të shkojmë deri të zgjedhjet përveç insistimit të saj që ta bëjë këtë përmes referendumit gjë që është një procedurë e vështirë dhe që mund të marrë kohë dhe në këtë drejtim nuk mendoj se do të jetë e suksesshme, megjithatë unë mendoj se dorëheqja do të kishte me qenë rruga përpara në mënyrë që të kemi zgjedhje sa më shpejtë atje dhe të kemi rikthim të institucioneve të Republikës së Kosovës në pjesën veriore të vendit, të cilat janë cenuar gogja shumë kohëve të fundit, veçanërisht për shkak të sjelljeve të skrukturave ilegale të Serbisë dhe të sjelljes politike të Listës Serbe”, ka deklaruar Ymeri, për Front Online.

Kurse, kur është pyetur se a do të vazhdojë kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetimi të qëndroj në objekt komunal, ku tashmë aty është ngujuar që nga muaji maj, apo do t’i bindet vendimit të kryeministrit Kurti, Ymeri ka thënë se duke e parë se Hetimi është lojal karshi VV-së, do të bëjë ashtu siç thotë kryeministri Kurti.

“Unë mendoj që ai, nuk e di se çfarë marrëdhënie ka me kryeministrin Kurti por me sa më është duk mu ai është lojal ndaj Lëvizjes Vetëvendosje pjesë e së cilës është dhe lojal ndaj kryeministrit Kurti, dhe në këtë drejtim natyrisht që çfarë do që t’i thotë kryeministri Kurti ai do ta bëj. Këtu po përvidhet një problem tjetër më i madh të cilin ta shikojmë ligjërisht dhe legalisht kryeministri nuk ka të drejtë t’u kërkojë kryetarëve dorëheqjen sepse nuk mundet ta bëjë një gjë të tillë dhe nuk ka pas të drejtë as t’i shtyjë ata që të shkojnë në objektet komunale”, ka shtuar ai.