Zeqiri: Listën Serbe e kanë votuar vetëm komisionerët e saj, kur e ndjeu humbjen – bëri tërheqje taktike

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri thotë për FrontOnline se për të do të ishte e preferueshme që të kishte marrëveshje politike. Për të një marrëveshje e tillë do të ishte e dinjitetshme. ”Unë marrëveshjen politike e kam preferuar gjithmonë, është më e dinjitetshme, kur të bëhen ato, kur ka vullnet politik, kur ka vullnet […]

Zeqiri: Listën Serbe e kanë votuar vetëm komisionerët e saj, kur e ndjeu humbjen – bëri tërheqje taktike


Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri thotë për FrontOnline se për të do të ishte e preferueshme që të kishte marrëveshje politike. Për të një marrëveshje e tillë do të ishte e dinjitetshme.

”Unë marrëveshjen politike e kam preferuar gjithmonë, është më e dinjitetshme, kur të bëhen ato, kur ka vullnet politik, kur ka vullnet qytetarë’’.

Zeqiri thotë se mospjesëmarrja e Listës Serbe në këto votime, ishte tërheqje taktike pasi e ka pare rrezikun për humbje.

‘’Lista Serbe e ka parë se është e dështuar dhe unë e kam parë si taktikë të saj, sepse ajo është mësuar ashtu. Herë njëherë po dua, pastaj s’po dua’’

Ai thotë se Listën Serbe e kanë votuar vetëm komisionerët e saj, por jo edhe qytetarët.

‘’Listën Serbe e kanë votuar gjithmonë komisionerët e saj dhe jo qytetarët dhe tash kur e ka pa rrezikun për humbje e ka bërë një tërheqje taktike” përfundon Izmir Zeqiri për FrontOnline.