Osmani: Institucionet shëndetësore e arsimore, arsyeja që “Termokosi” zgjat furnizimin me ngrohje

Ndonëse sezona e ngrohjes është dashur të përfundojë dje, Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar të gjithë konsumatorët se është zgjatur furnizimin me ngrohje për shkak të paralajmërimeve për rënie të temperaturave. Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i ngrohtores Fisnik Osmani. Osmani ka deklaruar se ky vendim është marrë për shkak se “Termokos” ofron shërbime […]

Osmani: Institucionet shëndetësore e arsimore, arsyeja që “Termokosi” zgjat furnizimin me ngrohje
osmani:-institucionet-shendetesore-e-arsimore,-arsyeja-qe-“termokosi”-zgjat-furnizimin-me-ngrohje

osmani:-institucionet-shendetesore-e-arsimore,-arsyeja-qe-“termokosi”-zgjat-furnizimin-me-ngrohje

Ndonëse sezona e ngrohjes është dashur të përfundojë dje, Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar të gjithë konsumatorët se është zgjatur furnizimin me ngrohje për shkak të paralajmërimeve për rënie të temperaturave. Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i ngrohtores Fisnik Osmani.

Osmani ka deklaruar se ky vendim është marrë për shkak se “Termokos” ofron shërbime edhe për institucionet më vitale të shtetit, krahas njësive të banimit.

“Sipas Ligjit të Ngrohjes, sezona duhet të përfundojë më 15 prill të vitit vijues, që në këtë rast do duhej të përfundonte dje. Ne si zakonisht në koordinim të ngushtë me institucionet përkatëse relevante siç është Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe në rastin e djeshëm edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, kemi pasur deklarata të tyre të cilat tregonin që brenda kësaj jave do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave në raport me këtë që e kemi pasur në ditët e kaluara dhe ne për shkak të ndjeshmërisë së punës sonë ndaj qytetarëve dhe shërbimin që ofrojmë, kemi vendosur në koordinim me institucionet përkatëse që ta shtyjmë sezonin jo për një javë, dy javë apo një muaj por edhe për disa ditë për aq sa temperaturat do të jenë më të ultë”, u shpreh Osmani per EO.

Osmani ka thënë se rasti i njëjtë ka ndodhur edhe vitin e kaluar ku janë detyruar që ta zgjasin furnizimin me ngrohje. Ai ka përmendur edhe institucionet shëndetësore e arsimore që nevojitet shërbimi i ngrohjes.

“Duhet të kemi parasysh që ‘Termokosi’ nuk jep shërbim vetëm për njësitë e banimit, nuk jep shërbim vetëm për bizneset por jep shërbim edhe për institucionet vitale të shoqërisë, siç janë: shkollat, çerdhet, Qendrat e Mjekësisë Familjare, QKUK, të cilët gjatë kësaj periudhë do ta kishin potencialisht problem pjesën e furnizimit me ngrohje dhe kjo ka qenë arsyeja që ne kemi vendosur që edhe për disa ditë të lëvizim tutje me vazhdim të sezonës. Është viti i dytë më radhë që po na ndodh një gjë e tillë, është e vërtetë që kemi pasur temperatura të larta gjatë kësaj periudhe, mirëpo edhe ne kemi qenë të kujdesshëm që kjo të reflektojë në fatura, që përveç reflektimit në fatura, ne kemi punuar me një kapacitet minimal të ofrimit të ngrohjes. Për krejt Prishtinën kemi pasur kapacitet dikund 55 MGW, që nënkupton kemi operuar me temperatura të ulëta”, ka thënë Osmani.