Zjarri në objektin e gjykatës në Kaçanik, Hoxha: U dëmtuan disa lëndë
Një pjesë e objektit të Gjykatës Themelore të Ferizajt- dega në Kaçanik u përfshi nga zjarri gjatë ditës së sotme. Zëdhënësja e kësaj gjykate Genta Hoxha, tha për Klan Kosova se janë dëmtuar disa lëndë. “Gjykata e ka themeluar komisionin për vlerësimin e dëmit, dhe posa ata ta kryejnë punën do të dalin me një […]
Një pjesë e objektit të Gjykatës Themelore të Ferizajt- dega në Kaçanik u përfshi nga zjarri gjatë ditës së sotme.
Zëdhënësja e kësaj gjykate Genta Hoxha, tha për Klan Kosova se janë dëmtuar disa lëndë.
“Gjykata e ka themeluar komisionin për vlerësimin e dëmit, dhe posa ata ta kryejnë punën do të dalin me një vlerësim”, tha Hoxha.
Ajo tha se “secila lëndë është e regjistruar në sistemin elektronik SMIL”.
“Secila lëndë e cila është djegur do të rikuperohet”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Ferizaj, Genta Hoxha.