ZKM jep detaje për takimin Kurti – Sarrazin, theksohet rëndësia e zbatimit të marrëveshjeve në Procesin e Berlinit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me të Dërguarin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit njofton se temë qendrore e diskutimit ishin bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. […]

ZKM jep detaje për takimin Kurti – Sarrazin, theksohet rëndësia e zbatimit të marrëveshjeve në Procesin e Berlinit
zkm-jep-detaje-per-takimin-kurti-–-sarrazin,-theksohet-rendesia-e-zbatimit-te-marreveshjeve-ne-procesin-e-berlinit

zkm-jep-detaje-per-takimin-kurti-–-sarrazin,-theksohet-rendesia-e-zbatimit-te-marreveshjeve-ne-procesin-e-berlinit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me të Dërguarin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit njofton se temë qendrore e diskutimit ishin bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Kryeministri e falënderoi z. Sarrazin për bashkëpunimin e mirë, kontributin dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal.

Kryeministri theksoi që Republika e Kosovës është e përkushtuar dhe interesuar për fqinjësi të mirë, avancim demokratik dhe progres socio-ekonomik në rajon ku qytetarët janë përfituesit përfundimtarë dhe shtoi rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të marrëveshjeve që janë arritur në Procesin e Berlinit e të cilat rrisin mobilitetin e qytetarëve dhe mundësitë për zhvillim”, thuhet në komunikatë.