SHBA-ja sanksionon ish-kreun e Kaçanikut, Xhabir Zharku

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e zezë ish-kreun e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të, siç u tha, përfshirjes së tij në akte korruptive. “Gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të […]

SHBA-ja sanksionon ish-kreun e Kaçanikut, Xhabir Zharku
shba-ja-sanksionon-ish-kreun-e-kacanikut,-xhabir-zharku

shba-ja-sanksionon-ish-kreun-e-kacanikut,-xhabir-zharku

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e zezë ish-kreun e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të, siç u tha, përfshirjes së tij në akte korruptive.

“Gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit, që në mënyrë të paligjshme të jepte leje për ndërtime në pronat komunale, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha DASH-i.

Në listën e sanksioneve janë shtuar edhe disa zyrtarë të tjerë nga Ballkani Perëndimor. Aty është futur kryetari aktual i Karposhit të Maqedonisë së Veriut, Stevco Jakimovski, dhe ish-prokuroria speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva.

DASH tha se ky vendim riafirmon përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të përforcuar institucionet demokratike në mbarë Ballkanin.

“DASH-i do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritetet që ka për të promovuar llogaridhënie për aktorët e korruptuar në rajon dhe botë”, u tha në njoftim.