Zyrtari i OSHP-së ka dhënë dorëheqje, pasi u ndje i diskriminuar që daja i kryetares mori 100 euro shtesë

Në pamundësi për të mbajtur familjen më një pagë prej 390 euro në muaj, në vitin e kaluar ka dhënë dorëheqje nga Organi Shqyrtues i Prokurimit – OSHP, zyrtari Enver Hoxha, i cili kryente tri detyra në këtë institucion. Në dorëheqjen e tij, ai ka përmendur edhe benefitet e ndara për dajën e kryetares së […]

Zyrtari i OSHP-së ka dhënë dorëheqje, pasi u ndje i diskriminuar që daja i kryetares mori 100 euro shtesë
zyrtari-i-oshp-se-ka-dhene-doreheqje,-pasi-u-ndje-i-diskriminuar-qe-daja-i-kryetares-mori-100-euro-shtese

zyrtari-i-oshp-se-ka-dhene-doreheqje,-pasi-u-ndje-i-diskriminuar-qe-daja-i-kryetares-mori-100-euro-shtese

Në pamundësi për të mbajtur familjen më një pagë prej 390 euro në muaj, në vitin e kaluar ka dhënë dorëheqje nga Organi Shqyrtues i Prokurimit – OSHP, zyrtari Enver Hoxha, i cili kryente tri detyra në këtë institucion. Në dorëheqjen e tij, ai ka përmendur edhe benefitet e ndara për dajën e kryetares së OSHP-së, i cili ishte emëruar shofer personal i mbesës, ku të njëjtën ditë të punësimit i ishin ndarë mjete shtesë në vlerë prej 100 euro në muaj. Demokracia.com sjellë rrjedhën e kësaj ngjarje.

Kur Vjosa Gradinaj-Mexhuani u zgjodh kryetare e Organit Shqyrtues të Prokurimit në korrik të vitit të kaluar, ajo kishte emëruar dajën e saj, Ali Zeqirin, si shofer personal. Pasi paga ishte e vogël, të njëjtën ditë, ajo kishte marrë vendim që t’i ndahen mjete shtesë prej 100 euro në muaj deri në skadimin e kontratës, e cila ka përfunduar para pak kohësh.

Duke e parë këtë diskriminim të trajtimit të punëtorëve, zyrtari i logjistikës në OSHP, i cili kishte pagë më të vogël se 400 euro e që kërkonte në vazhdimësi mënyra që të përfitonte mjete shtesë, ka dhënë dorëheqje.

Demokracia.com e ka parë letrën e dorëheqjes së Hoxhës. Aty renditën një varg akuzash se bordi i ri po i krijonte benefite vetëm vetes dhe vartësve të tij. Në arsyetimin e dorëheqjes thuhet se akti është ndërmarrë në pamundësi për të mbajtur fëmijën, ngasë paratë po i shpenzoheshin krejt për udhëtim.

“Unë Enver Hoxha – Zyrtarë i Arkivit në OSHP, me detyra shtesë Zyrtarë i logjistikës, Zyrtarë sinjalizues dhe menaxher i kontratës “Sigurimi fizik i objekteve”, ju njoftoj se nga sot datë 24.08.2022 jap dorëheqje nga të gjitha pozitat dhe së më nuk jam pjesë e OSHP-së”, thuhet në fillim të dorëheqës së pakthyeshme të zyrtarit të OSHP-së.

“Arsyetim: Sikur jeni në dijeni, unë kam pasur koeficientin 6 dhe paga ime neto më të gjithë përvojën e punës kap vlerën vetëm 390 euro. Tani duke qenë se unë jetoj në Prizren, më është bërë e pamundur të vazhdoj të udhëtojë për në punë sepse kjo pagë pothuajse nuk më mjafton as për udhëtim, se nuk bëhet fjalë për të mbajtur familjen. Nga koha kur ka filluar pandemia, nga institucioni më është dhënë në përdorim një automjet zyrtarë dhe të njëjtin e kam përdorur dhe e kam mbajtur në funksion të plotë zyrën e arkivës, disa muaj vet e disa muaj të tjerë më stafin e reduktuar sipas vendimeve dhe pastaj kemi vazhduar udhëtimin 4 zyrtarë më atë automjet. Me ardhjen e Bordit, automjeti na është ndalur për përdorim, dhe unë deri sot kam provuar mënyrat dhe mundësit e udhëtimit për në punë, por gjithçka rezulton se është e pamundur që të kem mundësi vazhdimi”, thuhet në vazhdimin e letrës së tij, që e ka parë Demokracia.com.

Tutje, Hoxha ka shkruar se është i vetëdijshëm që institucioni nuk e ka për obligim të ju sigurojë zyrtarëve rrugëtimin për në punë dhe e di se nuk e ka as në kontratë, por thjesht ka bërë llogaritë se a ia vlen që të punojë me një pagë, e cila nuk e plotëson as nevojën më të vogël të jetesës.

Ai ka thënë se me ardhjen e bordit në institucion, gjatë takimeve formale nga ta gjithmonë përdorej shprehja “gjithçka me ligj”, por se kjo shprehej për stafin si puna e tij, edhe pse nuk do të bënte ndonjë zgjidhje, nuk janë gjetur rrugë ligjore për ndonjë pagë shtesë, bazuar në gjithë vendimin e punës. Ai ka renditur disa benefite që kanë përfituar njerëz të lidhur me bordin në ‘gjithçka me ligj’, duke përmendur edhe punësimin e shoferit të kryetares së bordit, ndonëse jo më emër.

“Ndërkohë gjenden mënyrat ligjore që të punësohet një asistente me koeficientin 8, me pagë 483 euro, dhe në të njëjtën ditë, me vendim i shtohet edhe një pagë shtesë prej 50 eurove. Gjendet mënyra ligjore që të punësohet një vozitës dhe gjithashtu, të njëjtën ditë, me vendim i caktohet pagë shtesë 100 euro. Gjendet mënyra ligjore që reprezentacioni nga ai i kaluari që kishte vlerën 70-80 bruto muaj, të bëhet 500 euro për kryetaren dhe nga 200 euro për anëtarët. Gjendet mënyra ligjore që të merret automjeti me qera në vlerë prej 500 euro në muaj, etj., etj. Bazuar në të gjitha këto që janë vetëm disa nga pakënaqësitë e mija, si dhe në pamundësinë financiare që unë të vazhdojë punën, jap dorëheqjen time nga ky institucion dhe juve ju uroj punë të mbarë”, përfundon letra e Hoxhës.

Demokracia.com ka dërguar zyrtarisht pyetje më shkrim në OSHP lidhur më atë se cilat kanë qenë arsyet e dorëheqjes së Enver Hoxhës, por deri në publikimin e këtij artikulli ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Në javën e kaluar, Demokracia.com ka publikuar një artikull ku flitet për punësimin e dajës së kryetares së OSHP-së si shofer personal i saj, veprim ky që mund të përbëjë elemente të konfliktit të interesit.