Tokën gjysmë-milionëshe ia mori për 16 mijë €, istogasi akuzon dhëndrin dhe motrën për mashtrim

Besimi që kishte te dhëndri dhe e motra i kushtoi afër gjysmë milioni euro Dervish Gjocajt nga Kovraga e Istogut. Gjocaj pretendon se u mashtrua nga burri i motrës së tij, i cili tokën me vlerë rreth 480 mijë euro ia përvetësoi me vetëm 16 mijë. Planin e tij, Gjocaj thotë se dhëndri e filloi […]

Tokën gjysmë-milionëshe ia mori për 16 mijë €, istogasi akuzon dhëndrin dhe motrën për mashtrim
token-gjysme-milioneshe-ia-mori-per-16-mije-e,-istogasi-akuzon-dhendrin-dhe-motren-per-mashtrim

token-gjysme-milioneshe-ia-mori-per-16-mije-e,-istogasi-akuzon-dhendrin-dhe-motren-per-mashtrim

Besimi që kishte te dhëndri dhe e motra i kushtoi afër gjysmë milioni euro Dervish Gjocajt nga Kovraga e Istogut.

Gjocaj pretendon se u mashtrua nga burri i motrës së tij, i cili tokën me vlerë rreth 480 mijë euro ia përvetësoi me vetëm 16 mijë.

Planin e tij, Gjocaj thotë se dhëndri e filloi duke i ofruar ndihmë financiare pa kushte këtij të fundit.

Mirëpo, dërgimin e këtyre të hollave nga Suedia në Kosovë, dhëndri i tij Fahredin Rexha e kishte bërë përmes bankës me përshkrimin si pagesë për tokë.

Këtu kishte fillin edhe i gjithë mashtrimi që Dervishi pretendon se iu bë.

Tutje, dhëndri i Rexhaj i kishte ofruar partneritet për biznesin e tij që operonte në këtë tokë prej 65 ari.

Mirëpo, duke u thirrur në çështje të biznesit, Rexhaj i ofron vëllait të gruas, Dervishit, që për një periudhë ta bartë tokën në emër të tij.

Në vitin 2017, me një kontratë te noteri, Fahredin Rexha, i cili tokën e blen si drejtor i kompanisë “Cerrca Teknik”, bëhet pronar i parcelës prej 65 ari për vetëm 16 mijë euro, raporotn KlanKosova.

Dyshimet se e gjithë kjo nuk mund të jetë mashtrim, Dervishit thotë se ia largonin edhe fjalët e së motrës.

Për KIKS-in, Gjocaj tha se e motra gjatë gjithë kohës përsëriste se një gjë të tillë po e bëjnë për ta ndihmuar të vëllain.

Tutje Dervishi investoi dhe po vazhdonte punën, bashkë me dy djemtë e tij, në këtë biznes, i cili tashmë nuk figuronte mbi emrin e tij.

Kohë më vonë, Dervishi ulet të bisedojë me dhëndrin e tij, që tanimë parcela të kthehet te pronari i vërtetë.

Mirëpo, një gjë e tillë, sipas Gjocajt, nuk pranohet assesi nga Rexha.  

Në këtë mënyrë, Dervishi kuptoi që toka të cilën e trashëgoi nga i ati, prej 65 ari iu mor nga dhëndri dhe e motra për vetëm 16 mijë euro.

Sipas ekspertizave që janë bërë nga ekspertët e kësaj fushe, vlera e vërtetë e kësaj parcele arrin çmimin deri në 480 mijë euro.

Përveç ndjenjës së zhgënjimit, që një mashtrim i tillë iu montua nga e motra, me të cilën ishin rritur bashkë, Dervishi dhe familja e tij u dëmtuan ekonomikisht, ku bashkë me dy djemtë e tij mbetën të papunë.

Për KIKS-in, ai rrëfeu që pas gjithë kësaj, kërkesa e tij ishte që të nxirrte nga objekti makineritë, për të cilat kishte investuar afër 200 mijë euro, që të vazhdonte punën diku tjetër.

Por dyert e objektit ku zhvilloi biznesin e tij për vite me radhë u mbyllën nga dhëndri i tij.

Pas dëmtimit të madh të ekonomisë familjare që Dervishi thotë që e pësoi nga mashtrimi i motrës dhe burrit të saj, komunikimet me ta thotë t’i ketë ndërprerë në mënyrë kategorike që nga muaji mars i këtij viti.

Fahredin Rexha, bashkë me motrën e Dervishit, Sabrinë, para disa ditësh janë kthyer nga Suedia, për pushim në Kosovë.

Prapa kamerës, Dervishi i tha KIKS-it se nëpërmjet disa familjarëve, dhëndri dhe e motra i dërguan mesazhe kërcënuese këtij të fundit, duke i thënë që të heqë dorë nga parcela sepse vetëm mund të përfundojë në burg.

Tutje, prapa kamerës, Dervishi tha se Fahredini që nga koha kur ka ardhur në Kosovë, sillet rreth shtëpisë së tij me veturë dhe e fotografon atë.

Me të gjitha këto, Gjocaj tha se ndihet i provokuar dhe i kërcënuar nga dhëndri i tij që po vazhdon pushimet e tij në Kosovë.