14 QMF furnizohen me vaksina kundër gripit sezonal në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se 14 Qendra të Mjekësisë Familjare në kryeqytet janë furnizuar me vaksinën kundër gripit sezonal. Sipas njoftimit, qytetarët mund të vaksinohen çdo ditë pune. Është bërë e ditur se në administrim, Prishtina aktualisht ka 6.700 doza të kësaj vaksine. “Të dashur qytetarë, ju ftojmë që të vaksinoheni, sidomos, të moshuarit, […]

14 QMF furnizohen me vaksina kundër gripit sezonal në Prishtinë
14-qmf-furnizohen-me-vaksina-kunder-gripit-sezonal-ne-prishtine

14-qmf-furnizohen-me-vaksina-kunder-gripit-sezonal-ne-prishtine

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se 14 Qendra të Mjekësisë Familjare në kryeqytet janë furnizuar me vaksinën kundër gripit sezonal.

Sipas njoftimit, qytetarët mund të vaksinohen çdo ditë pune.

Është bërë e ditur se në administrim, Prishtina aktualisht ka 6.700 doza të kësaj vaksine.

“Të dashur qytetarë, ju ftojmë që të vaksinoheni, sidomos, të moshuarit, personat me sëmundje kronike, fëmijët nën moshën pesëvjeçare dhe gratë shtatzëna”, thuhet në njoftim.