41 gra u zgjodhën deputete në zgjedhjet parlamentare në RMV, këto janë emrat (Infografik)

41 nga 120 deputetët e sapo zgjedhur të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut janë gra, 8 prej tyre janë shqiptare ndërsa 33 maqedonase, shkruan Portalb.mk. Në përbërjen e re parlamentare, VMRO do të ketë 23 deputete, LSDM 7, Fronti Evropian 5, VLEN 3, ZNAM 2 dhe Levica 1. Megjithatë ky numër mund të rritet, kjo […]

41 gra u zgjodhën deputete në zgjedhjet parlamentare në RMV, këto janë emrat (Infografik)
Kuvendi, Parlamenti i Maqedonisë së veriut, foto: Portalb.mk

41 nga 120 deputetët e sapo zgjedhur të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut janë gra, 8 prej tyre janë shqiptare ndërsa 33 maqedonase, shkruan Portalb.mk.

Në përbërjen e re parlamentare, VMRO do të ketë 23 deputete, LSDM 7, Fronti Evropian 5, VLEN 3, ZNAM 2 dhe Levica 1.

Megjithatë ky numër mund të rritet, kjo varret nga disa faktorë. Për shembull bartësit e listave zakonisht marrin poste ministrore, por edhe në rastin tjetër ka pasur edhe kryetarë komunash të cilët pritet të mos e marrin mandatin, kështu emrat në radhë pritet t’i zëvendësojnë.


Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve përfundimtare, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6.