A do ta votojë deputetja e Listës Guxo Projekt Kodin-Civil?

Kuvendi i Kosovës në mars të vitit të kaluar, i tha jo Projekt- Kodit Civil, nga 77 deputetë, kishin votuar vetëm 61. Prej tyre 28 kishin votua pro, 29 kundër dhe katër kishin abstenuar. Lidhur me këtë projektligj ka folur për Front Online, deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci. Ajo tha se duhet të shihet […]

A do ta votojë deputetja e Listës Guxo Projekt Kodin-Civil?
a-do-ta-votoje-deputetja-e-listes-guxo-projekt-kodin-civil?

a-do-ta-votoje-deputetja-e-listes-guxo-projekt-kodin-civil?


Kuvendi i Kosovës në mars të vitit të kaluar, i tha jo Projekt- Kodit Civil, nga 77 deputetë, kishin votuar vetëm 61.

Prej tyre 28 kishin votua pro, 29 kundër dhe katër kishin abstenuar.

Lidhur me këtë projektligj ka folur për Front Online, deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci.

Ajo tha se duhet të shihet drafti i këtij projektligji që të vendos për votim.

“Ne ende nuk e kemi parë një draft kjo duhet edhe trajtimit e materialit paraprak besojmë në lirinë individuale të njeriut por në trajtimin e materialit besoj që do të kemi qartësi më shumë rreth pozicionit. Ka pasur shumë elemente që kanë trajtuar çështjen e dhunës në familje, barazisë  gjinore, trashëgimisë, martesa të hershme e mira e kodit është që duhet të shihet në tërësi dhe jo në elemente specifike”, deklaroi Statovci.

Deputetët që kanë votuar kudnër Kodit Civil, në herën e parë kanë qenë: Labinotë Demi – Murtezi (LVV), Eman Rrahmani (LVV), Burim Karameta (LVV), Gramoz Agusholli (LVV) Visar Korenica (LVV), Driton Hyseni (LVV), Fitim Haziri (LVV), Drita Millaku (LVV), Fjolla Ujkani (LVV), Ekrem Mustafa (LVV), Alban Bajrami (LVV), Valon Ramadani (LVV), Milazim Salijaj (LVV), Nijazi Isaku (LVV), Besnik Tahiri (AAK), Time Kadrijaj (AAK), Pal Lekaj (AAK), Bekë Berisha (AAK), Albana Bytyçi (AAK), Mërgim Lushtaku (PDK).

Kundër kanë votuar edhe deputetët e komuniteteve jo-shumicë.