AAK në Fushë Kosovë: Kemi kërkuar të ulët norma e vlerës për tatimin në pronë për 5%, nuk u përkrah nga askush

Nga 23 komunat që nuk e kanë falur tatimin në pronë është edhe ajo e Fushë Kosovës. Nga  AAK-ja thanë se kanë dalë më një iniciativë për lehtësimin e pagesës por e njëjta nuk është përkrahur nga partitë e tjera. Asamblisti i AAK-së, Hasan Ismajli tha për Front Online se ka kërkuar që të ulët […]

AAK në Fushë Kosovë: Kemi kërkuar të ulët norma e vlerës për tatimin në pronë për 5%, nuk u përkrah nga askush
aak-ne-fushe-kosove:-kemi-kerkuar-te-ulet-norma-e-vleres-per-tatimin-ne-prone-per-5%,-nuk-u-perkrah-nga-askush

aak-ne-fushe-kosove:-kemi-kerkuar-te-ulet-norma-e-vleres-per-tatimin-ne-prone-per-5%,-nuk-u-perkrah-nga-askush


Nga 23 komunat që nuk e kanë falur tatimin në pronë është edhe ajo e Fushë Kosovës.

Nga  AAK-ja thanë se kanë dalë më një iniciativë për lehtësimin e pagesës por e njëjta nuk është përkrahur nga partitë e tjera.

Asamblisti i AAK-së, Hasan Ismajli tha për Front Online se ka kërkuar që të ulët norma e vlerës për 5%.

Ismajli thotë se kur ka ndodh propozimi Vetëvendosja ka dalur nga salla dhe s’ka marr përkrahje.

“Unë si AAK në foltore e kam kërkuar që të zbritët norma e vlerës së tatimit në pronë por nuk kam marr përkrahje nga askush që të ulët për 5%. Kur e kam propozu VV-ja ka dalë jashtë sallës, falja e tatimi ka qenë politik të gjitha partitë që kishin me qenë në pushtet kishin me vepru njëjtë”, thotë Ismajli.

Ai deklaroi se falja e tatimit në pronë prej 100 eurove ka qenë çështje politike.

“Nuk është dashur të rritët tatimi hiç në momentin që e kanë parë që e kanë bërë gabim tani kishe po i falim nga 100 euro njerëzit e kanë paguar edhe unë e kam pagu për disa prona që i kam qysh me i kompensu tash”, u shpreh ai për Front Online.