Abdixhiku në krye të LDK-së edhe për 4 vjet: Le të ringritemi si një!

Lumir Abdixhiku, është deklaruar sërish pas rizgjedhjes së tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke u zotuar se në katër vitet e ardhshme do të prijë me nder e dinjitet. “Konfirmimi i këtij besimi sot, nga të gjithë delegatët prezent, për katër vite të tjera, është nder i jashtëzakonshëm”, shkruan Abdixhiku ndër […]

Abdixhiku në krye të LDK-së edhe për 4 vjet: Le të ringritemi si një!
abdixhiku-ne-krye-te-ldk-se-edhe-per-4-vjet:-le-te-ringritemi-si-nje!

abdixhiku-ne-krye-te-ldk-se-edhe-per-4-vjet:-le-te-ringritemi-si-nje!

Lumir Abdixhiku, është deklaruar sërish pas rizgjedhjes së tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke u zotuar se në katër vitet e ardhshme do të prijë me nder e dinjitet.

“Konfirmimi i këtij besimi sot, nga të gjithë delegatët prezent, për katër vite të tjera, është nder i jashtëzakonshëm”, shkruan Abdixhiku ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Anëtarësisë sonë, delegatëve të Kuvendit;

Ju faleminderit!

Marrja e përgjegjësisë dy vite e gjysmë më parë ishte privelegji më i madh jetësor. Konfirmimi i këtij besimi sot, nga të gjithë delegatët prezent, për katër vite të tjera, është nder i jashtëzakonshëm!

Kemi kaluar momente të vështira, kemi kaluar momente të gëzimit, të rigjetjes së vetes e të fatit tonë të përbashkët politik, të ringritjes si mision tek i cili shkriheshim të gjithë. Çdo sfidë që kemi hasur ka qenë një dëshmi e qëndrueshmërisë sonë, çdo triumf një nderim i unitetit tonë.

Dhe në gjithë këtë rrugëtim, kam marrë më të mirën nga ju. Kam gjetur njerëzoren; kam gjetur idealin e domosdoshëm për të shtyrë vendin një hap tutje. Kam gjetur vet përkushtimin që bënte të mundur këtë ecje edhe kur dukej rëndë, edhe kur dukej e pamundur. Më keni qëndruar afër si një familje e vërtetë, më shumë se sa një familje politike. Asgjë mangut në këtë rrugëtim.

Shpresoj të kem ushtruar para jush me po aq përulje e përkushtim, besimin që kjo shtëpi e demokracisë më ka vënë mbi supe dy vite më parë. Shpresoj të kem arritur të përmbushë pritjet e juaja; shpresoj, mbi të gjitha, të kem arritur të sillem si një rugovist i vërtetë.

Zotohem se për katër vitet ardhshme do të ju prijë me nder e dinjitet. Do t’i shërbejmë bashkërisht e pa kursim, Lidhjes Demokratike të Kosovës, shtëpisë së rugovistëve, të djathtëve e patriotëve të Republikës.

Le të ringritemi si një!

I juaji,

Lumiri