Afera e rezervave, Qeveria e ‘fsheh’ biznesmenin e afërt me Kurtin, avokati tha se e angazhoi shteti

Qeveria e Kosovës refuzon ta përmend emrin e biznesmenit Ridvan Muharremi, njërit prej të arrestuarve për dallavere me rezervat shtetërore. Avokati i tij tha se është angazhuar direkt nga ministrja Rozeta Hajdari, e cila e mori në mbrojtje pas arrestimit. Nuk i ka dhënë askush përgjigje as pyetjes se pse një biznesmen duhej të ishte […]

Afera e rezervave, Qeveria e ‘fsheh’ biznesmenin e afërt me Kurtin, avokati tha se e angazhoi shteti
afera-e-rezervave,-qeveria-e-‘fsheh’-biznesmenin-e-afert-me-kurtin,-avokati-tha-se-e-angazhoi-shteti

afera-e-rezervave,-qeveria-e-‘fsheh’-biznesmenin-e-afert-me-kurtin,-avokati-tha-se-e-angazhoi-shteti

Qeveria e Kosovës refuzon ta përmend emrin e biznesmenit Ridvan Muharremi, njërit prej të arrestuarve për dallavere me rezervat shtetërore. Avokati i tij tha se është angazhuar direkt nga ministrja Rozeta Hajdari, e cila e mori në mbrojtje pas arrestimit. Nuk i ka dhënë askush përgjigje as pyetjes se pse një biznesmen duhej të ishte angazhuar për blerjen e rezervave shtetërore. Në restorantin e këtij biznesmeni, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar disa takime.

Qeveria e Kosovës është e implikuar në dosjen e Prokurorisë Speciale e cila po i heton dallaveret me rezervat shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave në MINT, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Europian dhe Koordinim të Politikave në po këtë ministri, Irfan Lipovica, u arrestuan të premtën. Me ta, edhe biznesmeni Ridvan Muharremi, i përfolur për lidhjet e tij të forta me Lëvizjen Vetëvendosje, përfshirë edhe afërsinë me kryeministrin Albin Kurti. Të tre, sipas Prokurorisë i kanë shkaktuar mbi 600 mijë euro dëm buxhetit të shtetit të destinuar për rezerva shtetërore.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kishin sjellë 52.5 tonë më pak se sasia e kontraktuar e grurit, ndërsa fare nuk kishin sjellë vaj e sheqer. Vlera e dëmit të pretenduar llogaritet të jetë 601 mijë e 940 euro.

Dje u publikua një fotografi në të cilën kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi shihen në shoqërinë e Ridvan Muharremit. Emrin e tij s’e ka përmendur kryeministri, kur të premtën mbrëma doli me një video-mesazh për të thënë se “Qeveria është e përgjegjshme dhe e drejtë” dhe se ajo ka sjellë “progres ekonomik dhe demokratik të paparë në Kosovën e pasluftës”.

“Piskamat, shpifjet dhe aksionet pompoze të tyre do të dëgjohen gjithnjë e me radhë”, tha Kurti, duke i akuzuar pushtetet e kaluara, të cilave iu referua si “elita e vjetër dhe e korruptuar politike”.

Ani pse Qeveria kujdeset ta ‘fsheh’ emrin e tij, Mahmut Halimi, avokat i afaristit Ridvan Muharremi, thotë se klienti i tij është angazhuar me lutje nga ministrja Rozeta Hajdari.

“E ka angazhuar Ministria, drejtpërdrejt ministrja Hajdari. E ka lutë, e ka njoftë si person afarist që ka një traditë jashtëzakonisht të gjatë dhe ka një rrjet shumë të gjerë të miqve të vet afaristë”, tha Halimi të shtunën.

Ministrja Hajdari të premtën i mori në mbrojtje tre të arrestuarit, ndërsa theksoi se nuk e di se si ndërlidhet me këtë rast biznesmeni Muharremi.

Hajdari për këtë çështje është deklaruar pasditen e së premtes, në një konferencë për media. Ajo ka mbrojtur zyrtarët e arrestuar e për biznesmenin Muharremi ka thënë se nuk e di se si ndërlidhet me këtë rast.

Hajdari për këtë çështje është deklaruar pasditen e së premtes, në një konferencë për media. Ajo ka mbrojtur zyrtarët e arrestuar e për biznesmenin Muharremi ka thënë se nuk e di se si ndërlidhet me këtë rast.

Deklaratat e avokatit të Muharremit deri më tani s’i ka përgënjeshtruar askush nga qeveria. As nuk kanë thënë se pse një biznesmen është angazhuar në këtë mision, që sipas avokatit, e ka kryer “me shpenzime të veta”.

Qeveria i kishte zhvilluar disa takime me delegacione ndërkombëtare në restorantin e Ridvan Muharremit, “Bukë e Zemër”. Ai vend u bë adresë e hetuesve për bastisje të premtën, dhe nga aty biznesm