AGK: IPK të hetojë brutalitetin e Policisë kundër pjesëtarëve të medies sot

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka kërkuar nga Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK) që të hetojë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për siç thotë “brutalitetin e tyre ndaj pjesëtarëve të medies”. Sipas AGK, disa pjesëtarë të policisë kanë tejkaluar sot kompetencat e tyre duke penguar punën e anëtarëve të medies, gjatë protestës së […]

AGK: IPK të hetojë brutalitetin e Policisë kundër pjesëtarëve të medies sot
agk:-ipk-te-hetoje-brutalitetin-e-policise-kunder-pjesetareve-te-medies-sot

agk:-ipk-te-hetoje-brutalitetin-e-policise-kunder-pjesetareve-te-medies-sot

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka kërkuar nga Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK) që të hetojë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për siç thotë “brutalitetin e tyre ndaj pjesëtarëve të medies”.

Sipas AGK, disa pjesëtarë të policisë kanë tejkaluar sot kompetencat e tyre duke penguar punën e anëtarëve të medies, gjatë protestës së PSD-së.

Reagimi i plotë i AGK-së:

Pamje dhe fotografi të reja kanë shfaqur brutalitetin a paprecedent, me të cilin janë ballafaquar sot gazetarët, fotografët dhe pjesëtarë të tjerë të medieve, gjatë protestës së PSD-së.

Në njërën prej tyre shihet se si shtyhet me forcë kameramani i Zërit të Amerikës, Bujar Sylejmani, i cili ishte duke kryer punën e vet profesionale.

Përballë kësaj dhune të paprecedent të drejtuar ndaj pjesëtarëve të medies, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bën thirrje Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) që të hetojë urgjentisht të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që kanë kaluar kompetencat e tyre duke penguar punën profesionale të anëtarëve te medieve.

AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës që të tregojë profesionalitet në ballafaqimin me situata të tilla, dhe të mos bëjë në asnjë formë target gazetarët e kameramanët, duke i lejuar ata që të papenguar të bëjnë punën e tyre në informim të publikut.