AGK mirëpret unionin e gazetarëve të Finlandës, siguria në Kosovë në fokus

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha dhe drejtorja ekzekutive, Getoarbë Mulliqi, sot pritën në takim një nga unionet më të mëdha të gazetarëve në Finlandë, Helsingin Seudun Journalistit. Rexha dhe Mulliqi prezantuan para më shumë se 20 gazetarëve misionin dhe punën e organizatës, gjendjen e lirisë së medieve dhe sigurinë […]

AGK mirëpret unionin e gazetarëve të Finlandës, siguria në Kosovë në fokus
agk-mirepret-unionin-e-gazetareve-te-finlandes,-siguria-ne-kosove-ne-fokus

agk-mirepret-unionin-e-gazetareve-te-finlandes,-siguria-ne-kosove-ne-fokus

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha dhe drejtorja ekzekutive, Getoarbë Mulliqi, sot pritën në takim një nga unionet më të mëdha të gazetarëve në Finlandë, Helsingin Seudun Journalistit.

Rexha dhe Mulliqi prezantuan para më shumë se 20 gazetarëve misionin dhe punën e organizatës, gjendjen e lirisë së medieve dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë.

Njëherësh, treguan edhe eksperiencën e zbatimit të programit unik të AGK-së, e që është ai me strehimin e gazetarëve ukrainas dhe afganë, “Journalists in Residence – Kosovo”.

Gazetarët përveç takimeve të zhvilluar me organizatat simotra, kanë vizituar edhe Prekazin, Pejën, Prizrenin dhe Gjakovën.